TEKSTESHQIP

Nora Bën Plazh Në Dhërmi Pa Robertin

12-7-2014
Nora Bën Plazh Në Dhërmi Pa Robertin
Pas publikimit të klipit "Baby jem", ku këngëtarja kosovare Nora Istrefi shfaqej për herë të parë në momente intime me të fejuarin Robert Berisha, çifti fotografohet këtë verë larg njëri-tjetrit në plazhe të ndry shme.

Nora, një nga këngëtaret kosovare më seksi ka bërë përshtypje në fundjavë në plazhin e Dhërmiut, jo më për linjat e saj (pasi ajo e ka shuar kuriozitetin e publikut, pasi ka dalë nudo në klipin e fundit), por më shumë për perfomancën e saj në Dhërmi. Pas qëndrimit të saj në këtë plazh shumë të frekuentuar nga të gjithë, ndërsa ka qenë e ftuar për koncerte në clubet e natës në jug, ajo ditën ka preferuar ta kalojënë det.

Por kësaj here nuk ka qenë në shoqërinë e të fejuarit të saj, me të cilin thuhet se kanë vendosur të martohen së shpejti, por në shoqërinë e djemve të ndry shëm. Paparaci ynë e ka fotografuar Norën të rrethuar nga disa djem, të gjithë të preokupuar për t’i shërby er jo vetëm në det, por edhe në shezlong, për ofrimin e pijeve që konsumonte, duke mos e lënë vetëm në asnjë moment. Nga ana tjetër, Roberti është fotografuar duke marrë rreze në shoqërinë e këngëtarit nga Maqedonia, Adrian Gaxha, në një tjetër plazh.

Roberti dhe Gaxha kanë bërë disa foto bashkë, pa praninë e asnjë femre rreth e rrotull. Nora, në një intervistë që Ardit Gjebrea i bëri gjatë programit " E diela shqiptare", ku ishte e ftuar të performonte, pohoi se ndihej xheloze për Robertin, edhe pse është e sigurt në pamjen e saj prej femre të bukur. Ajo pohoi se për të pasur këto linja që ka, ushtron palestër tri herë në javë dhe ushqehet në mëny rë të kontrolluar.
(Panorama Plus)

Komente 1