TEKSTESHQIP

Nora Muqaj: “Dj Wrondon është Vetëm Një Fans I Imi“

4-3-2014
Nora Muqaj: “Dj Wrondon është Vetëm Një Fans I Imi“
Të jesh person publik dhe të mos jesh në qendër të vëmendjes është e pamundshme. Këtë po e verifikon edhe këngëtarja Nora Muqaj e cila është bërë pjesë e thashethemeve. Ajo së fundi ka shfaqur disa foto me Dj Wrondon për të cilin thuhet se ka nisur një lidhje dashurie.
Mirëpo këngëtarja kategorikisht mohon këto zëra duke thënë se ky Dj është vetëm një fans i saj dhe mes tyre nuk ka asgjë më shumë. "Këto thashetheme na mbytën, por ja që jemi mësuar me to dhe tashmë nuk më duken interesante edhe po të dëgjoj kushedi se çka.
Ky Dj në foto është vetëm një fans i imi dhe të them të drejtën as që e njoh, madje as emrin e mbiemrin nuk i’a di e lërë më të kem diçka më shumë me të. Ky është vetëm një spekulim i krijuar nga njerëzit e kotë, që nuk kanë se me çfarë të merren tjetër" ka thënë ajo për "Zëri". Nora do të vazhdoj suksesin drejt një karriere të madhe muzikore duke mos i kushtuar rëndësi thashethemeve.
(Zëri)

Komente 1