>
BIOSHQIP

Onzino I Pergjigjet Stresit

16-06-2012
Vetëm një ditë pasi reperi i Babastars, Stresi, kishte lansuar një video ku flet të ketë rrahur anëtarin e OTR, Onzinon, në skenë ka dalë ky i fundit po ashtu me një video, duke hedhur kategorikisht poshtë pohimet e Stresit.
Në videon e re te Onzinos që ka filluar të qarkullojë mesnatën e të premtës shihet reperi i OTR në gjendje mjaft të mirë edhe pse Stresi tha se e kishin përgjakur.

Nuk dihet ende se ku do të shpjerë ky konflikt i reperëve, i cili pos anës profesionale, po merr përmasa tjera dhe po shkon drejt një niveli tjetër, shumë të pa dëshirueshëm.

Onzino ishte së bashku me Noizyn në aeroportin e Zurichut, ku dhe ndodhi incidenti i rrahjes me Babastars muaj më parë. Që nga ajo kohë grupet OTR dhe Babastars nuk po arrijnë të gjejnë paqe.
(Telegrafi)