Më mbaj mend (për 1 muaj)


Olsa Pema - Shalli

Kopjoni linkun URL të videos, duke shtypur "SHARE" në Youtube dhe me pas "Kopjo Link". Nga një komputer, linku mund të merret edhe duke klikuar mbi videon me butonin e djathtë dhe duke zgjedhur "Kopjo URL video". Vendosni linkun me lart dhe shtypni "DËRGO".

Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Shalli".
3. Video është e këngës "Shalli", por nuk këndohet nga Olsa Pema.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.

Olsa Pema - Shalli  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

Muzika:

Nonda Kajno

Teksti:

Irma Kurti

Këngë e albumit:

"Ne Pragun E Magjise"

Komente

Asnjë Koment

03/10/2017

2017-10-03T21:14:29+00:00



Këtë natë dëbora u ul në tokë,
e mbuloi me kuvertë të bardhë
dhe rruga heshtte ashtu e mpirë
tek shkelnim lehtë si në përrallë.

Ti befas ndale, një pako më dhe,
unë e çmbështolla me buzë në gaz,
mbeti në duar porsi relikt
një shall i butë dhe i mëndafshtë.

Refreni:
Në çast, e hodha përmbi supe
atë dhuratë të rrallë,
nga lart, nuk binte borë por lule,
jo ftohtë s’kisha aspak.

S’kuptoja nëse ngrohtë
nga shalli kisha unë,
apo se ndjeja ende
mbi të gishtat e tu.(2herë)

Strofa(2):
Plot grimca bore të lodhura
gjenin strehë në qerpikë e flokë,
të zbehta ngjanin dhe krejt pa ngjyrë,
po prapë më falnin emocion.

Dhe fjalët ngrinin, në atë peizazh
dëgjohej zëri i dashurisë,
ishin skulptura dy trupat tanë,
të ftohtë, të lagur gjer në harrim.

Refreni(2):
Në çast, e hodha përmbi supe
atë dhuratë të rrallë,
nga lart, nuk binte borë por lule,
jo ftohtë s’kisha aspak.

Kujtimi më i bukur
i dimrit s’ishe ti,
por shalli që lëkundej
si vello e nusërisë.






Më Shumë Këngë Nga Olsa Pema:


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet