TEKSTESHQIP
Olta Boka - Basti
Olta Boka
Basti

Për këngën ka punuar kompozitori Agim Rrëza, ndërsa tekstin e shkroi Jorgo Papingji.

Teksti :: Song Lyrics

Thonë se vite më parë
një çudi na paska ngjarë
se si ndodhi në një rast
breshka lepuri vunë një bast

breshka lepuri u zunë
kush je ti e kush jam unë
më në fund u la një garë
të shikojmë kush del i parë

Se ç'u derdhën kafshët lum
pylli i gjithë u bë stadium
dhe siç ndodh në këto raste
spektatorët lidhin baste

Se ç'u derdhën kafshët lum
pylli i gjithë u bë stadium
dhe siç ndodh në këto raste
spektatorët lidhin baste

Kush është më i shpejti
breshka apo lepuri

Në fund doli papagalli
të dy konkurentët shpalli
dhe sapo dëgjuan startin
dy sportistët nisën vrapin

Sa u nisën menjëherë
lepurushi u bë erë
kurse breshka që s'di vrap
mbeti prapa mbeti larg

Kur e pa se ishte larg
lepurushi ndaloj pak
dhe ashtu i sigurt shumë
ra të merte një sy gjumë

Në një hije në atë vapë
lepurushi fjeti gjatë
breshka kur andej kaloj
lepurushin nuk e zgjoj

Lepurushi fjeti o bo bo ç'e gjeti
ai që do gjumin do të dalë I fundit
* Ky tekst mund të përmbajë gabime, ndaj kërkojmë ndihmën tuaj për të korrigjuar ato fjalë që nuk janë kuptuar mirë nga teknologjia e përdorur.
Komente 0