TEKSTESHQIP
Pellumb Elmazi - Malli Për Korçën
Pellumb Elmazi
Malli Për Korçën

Muzikën e këngës e kompozoi Luan Zhegu, ndërsa tekstin e mori përsipër Jorgo Papingji.

Teksti :: Song Lyrics

Kur më merr malli për Korçën
Marr kitarrën dhe këndoj
Sikur të më falin botën
Unë me Korçën nuk e ndërroj

Më merr malli për lokalet
Për një uzo, një raki
Për kalldrëmet, karnavalet
Mbushur vajza, djem të rinj

Korça ime, mike e vjetër
Sa shumë malli më ka marrë
Unë nuk kam ç'të dhuroj tjetër
Veç një këngë dhe një kitarrë

Kur më merr malli për Korçën
Marr kitarrën dhe këndoj
Sikur të më falin botën
Unë me Korçën nuk e ndërroj

Futem nga dyqani "Tasit"
Përkarshi Mitropolisë
Kërkoj çupkën e gjimnazit
Miken time të rinisë

Dhe ashtu i përmalluar
Ti them Korçës "Pse s'më njeh"?
Asnjë gjë, nuk ka ndryshuar
Jam ai që isha dje

Korça ime, mike e vjetër
Sa shumë malli më ka marrë
Unë nuk kam ç'të dhuroj tjetër
Veç një këngë me një kitarrë

Kur më merr malli për Korçën
Marr kitarrën dhe këndoj
Sikur të më falin botën
Unë me Korçën nuk e ndërroj

Korça ime, mike e vjetër
Sa shumë malli më ka marrë
Unë nuk kam ç'të dhuroj tjetër
Veç një këngë me një kitarrë

Kur më merr malli për Korçën
Marr kitarrën dhe këndoj
Sikur të më falin botën
Unë me Korçën nuk e ndërroj
Komente 0