Pëllumb Vrinca: “Muzika është Ilaçi Më I Mirë Për Shpirtin Dhe Zemrën“
6-6-2014
1. Në fillim, Ju lutem të na thoni, si ka lindur dëshira që të bëheni këngëtarë?
Dëshira për të kënduar nuk ka një ditë apo një datë fikse, këngëtar lind e i suksesshëm bëhesh me kohën.
2. Ka vite që merreni me muzikë, dhe kini arritur sukses në këtë drejtim. Sa jeni i kënaqur me suksesin e deritashëm?
Jam i kënaqur, por suksesi im nuk është meritë vetëm e imja por është meritë edhe e atyre
që kanë punuar me mua, në mënyrë të veçantë kompozitori Fran Kodra, muzikantët Luan Dagistani dhe Roland Çukaj, një meritë të madhe ka PowerMedia me president Artur Hoxhen i cili ka realizuar të gjitha klipet e mija, gjithashtu edhe shtëpitë diskografike Bassrecords dhe ElrodiMusic.
3. Cili është mendimi Juaj, sa ka ndikuar puna dhe sukseset e deritashme që të vazhdoni me entuziazëm të jeni gjithnjë e më i pranishëm në skenën muzikore?
Siç e thashë edhe më sipër këngëtari lindë, i suksesshëm bëhet me kohën. Pra, nëse punon dhe përkushtohesh atëherë suksesi është i garantuar.
4. Punoni vazhdimisht. Albumi juaj i fundit u publikua para disa muajve. Sa jeni i kënaqur me suksesin që kini arritur me këtë album dhe si është pritur ai nga adhuruesit tuaj?
Shumë i kënaqur. Albumi është pritur shumë mirë pasi unë gjithmonë vij me këngë të reja.
5. Ju, me mjaft përkushtim merreni me muzikë. Si e përjetoni Ju atë? Çka është ajo për Ju?
Është e vërtet që përkushtohem, pasi muzika është pasion por edhe profesion i imi, muzika është ilaçi më i mirë për shpirtin dhe zemrën time.
6. Këndoni këngë të shumta, dhe e di që e kini të vështir të veçoni ndonjërën. Por, a mund të më thoni cila është kënga më e dashur për ju?
Ti thuash një këngëtari cila është kënga më e dashur është sikur ti thuash një nënë cilin nga fëmijët do më shumë. Të gjitha janë të veçanta në vetvete.
7. Të shkëputemi pak nga muzika. Krahas angazhimeve të shumta gjatë ditës, sigurisht nuk kini shumë kohë të lirë. Mund të na thoni si e kaloni atë?
Kohën e lirë e ndaj pak me miqtë e mi, dhe shumë me familjen dhe të afërmit.
8. Përveç muzikës, ju pëlqen të merreni me ndonjë profesion tjetër?
Përveç muzikës do kisha zgjedhur gazetarinë.
9. Këndoni këngë nga më të ndryshmet. Por në cilin zhanër të muzikës e ndjeni veten më të rehatshëm?
Zhanri që unë ndihem më rehat është folku.
10. Shumë tekste të këngëve i bëni ju vet. Këto tekste ia kushtoni dikujt?
Tekstet që unë bëjë janë tekste me tema sociale ku njerëzit gjejnë vetveten, pra i kushtohen reales dhe besoj se një sekret i suksesit tim është origjinaliteti i teksteve të mia.
11. Cilat janë planet tuaja në një perspektivë të afërt në lëmin e muzikës?
Aktualisht po përgatitem për sezonin e verës që është shumë i ngarkuar me punë, pastaj me të mbaruar sezoni i verës do te përgatitem për këngët e reja që lançohën për festa të fund vitit.
12. Në fund të kësaj interviste , ju lutem cili do të jetë mesazhi për adhuruesit e muzikës suaj?
I përshëndes të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës por në mënyrë të veçantë fansat e mi. Suksesin tim jua dedikoj juve dhe faleminderit për mbështetjen tuaj.

(Dijana Gj. Dukaj/Malesijajone)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0