TEKSTESHQIP
Petrit Lulo - Çobani Gëzuar
Petrit Lulo
Çobani Gëzuar

Muzika e këngës vjen si kompozim nga Andrea Gudha, ndërsa teksti u punua nga Tasim Gjokutaj.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Zbret çobani i gëzuar,
Si sorkadh nga tufa.
Dhe fshatarët e uruan,
Të të rrojë çupa!

I rreh zemra me gëzim,
Jo, jo, jo, s'i thonë shaka,
Ky çoban i fshatit tim,
Sot u bë baba!

REF.:
Shkon takon edhe bareshën
Qesh i thotë ca fjalë
_Të na rrojë çup' e parë
Tjetër herë me djalë-

Dhe çobani ul qeleshen,
Ç'po na mbahet rëndë,
Ç'i burojnë buzëqeshje,
Ç'i burojnë këngë.

I rreh zemra me gëzim
Jo, jo, jo, si thonë shaka
Ky çoban i fshatit tim
Sot u bë baba

REF.:
Shkon takon edhe bareshën
Qesh i thotë ca fjalë
_Të na rrojë çup' e parë
Tjetër herë me djalë-

Kontribuan:
Anxhela,
Andrea GUDHA
Komente 1