Petrit Lulo
Uromë Baba, Uromë
Uromë Baba, Uromë
Muzika e këngës është një komponim nga Andrea Gudha, ndërsa autor i tekstit është Tasim Gjokutaj.
TEKSTI :: SONG LYRICS
Uromë, baba uromë,
Uromë, nënë uromë.
Kënga e vallja pse pushoi brenda?
Po ndahet vajza nga nëna.
Pikojnë lotët nën qerpik,
Prit moj nënë dhe një çik.
Nëna kokën lart e mban,
Pastaj këngës ia ka marrë.
Bij’të rrita, të bëra kaq,
Vajzë e nënës udh’ e mbarë.
Refreni.
Udh’ mbarë e lumtur qofsh!,
Goja mjaltë të buroftë.
Ta mbushësh atë shtëpi,
Plot me lule e fëmijë.
Fshiji lotët e mos qaj,
Koha juaj s’ është për vaj.
Djali q’erdhi me taksi,
Eshtë ai që zgjodhe ti.
Krushqit udhën e kanë marrë,
Zemra e nuses dallgë dallgë.
Sa e pa djalin në krah,
Loti nën qerpik iu tha.
Me mall kokën pas e kthen,
Shikon lule,zogj e pemë.
Fjal’t e nënës i kujton,
Si një këngë që s’mbaron.
Refreni...
Uromë, nënë uromë.
Kënga e vallja pse pushoi brenda?
Po ndahet vajza nga nëna.
Pikojnë lotët nën qerpik,
Prit moj nënë dhe një çik.
Nëna kokën lart e mban,
Pastaj këngës ia ka marrë.
Bij’të rrita, të bëra kaq,
Vajzë e nënës udh’ e mbarë.
Refreni.
Udh’ mbarë e lumtur qofsh!,
Goja mjaltë të buroftë.
Ta mbushësh atë shtëpi,
Plot me lule e fëmijë.
Fshiji lotët e mos qaj,
Koha juaj s’ është për vaj.
Djali q’erdhi me taksi,
Eshtë ai që zgjodhe ti.
Krushqit udhën e kanë marrë,
Zemra e nuses dallgë dallgë.
Sa e pa djalin në krah,
Loti nën qerpik iu tha.
Me mall kokën pas e kthen,
Shikon lule,zogj e pemë.
Fjal’t e nënës i kujton,
Si një këngë që s’mbaron.
Refreni...
Kontribuan:
- Publikimi: 01/12/2004
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Artist kryesor:
- Teksti:
- Muzika:
Andrea Gudha
Komente 0