TEKSTESHQIP
Biografia
Agim Rugova - PRESIONI filloi karrieren e tij si reper ne vitin 1997 si solo artist ne Prishtine. Nder kenget e tij te para ishte kenga "Ecni Ju Te Lire", nga vet titulli i kenges kuptohet se kjo kenge i dedikohej situates se atehershme ne Kosove. Pas kesaj ai filloi te performonte ne shume klube te Prishtines ku u prit mjaft mire nga publiku.

Ne vitin 1999 Presioni migroi ne New York bashk me familjen e tij. Atje menjeher ai i filloi kontaktet me disa shoke te tij nga Prishtina ku nje nder ta ishte edhe Viktor Paloka i njohur per publikun si Rebel a.k.a Unikkatil, ku e formuan grupin revolucionar te repit shqip - TBA (The Bloody Alboz) se bashku edhe me Jetonin, Cyanide, Klepto, B52, NAG, etj.

Menjehere pas formimit te grupit filluan sukseset e njepasnjeshme, ky grup per nje kohe shume te shkurte e mori primatin e Repit Shqip dhe vazhdon ta mbaje akoma.

Presioni ne karrieren e tij ka lansuar 3 albume solo,
"E Premte" 2005,
"Kategori e Rond" 2012,
"Çingrrao 13" 2014.

Presioni mori pjese po ashtu ne albumin e perbashket te TBA " Armiqt Suprem", album i cili i theu rekordet e shitjeve kur per vetem 1 jave arriti te shitet ne me shume se 30,000 kopje.

Ai punonte në Enterprise Recordings dhe Manhattan Recordings Studio ku si Producent beri bashkëpunime me Artist të mëdhenj (Timbaland, 50 Cent...), Ku edhe njihej si nje nga Producentat Shqiptar me Studion ma të mirë.

Pas Albumit të tij "Çingrrao 13" i cili takonte zhanrit Rap/Trap, Ai u shpërngul ne Norvegji ku nisi te Bashkëpunonte më Kolegun e tij KAS.
Gjat atyre viteve 2015-17
Paralajmërojë shum projekte tjera ku nuk u publikuan kurrë.

KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}