TEKSTESHQIP
Qemal Kertusha
Vallja Laberishte

Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Agim Prodani, ndërsa për tekstin punoi Dritero Agolli.
Teksti :: Song Lyrics
Sot nuk jam poet dhe gazetar
As druvar i zymte ne ahishte
Jam qejfli i krisur kercimtar
Kercimtar i valles laberishte

Po ne vallen ku s'e kemi hequr
Dhe ne dasma dehur nga rakia
Dhe perpara sulmit tej hendekut
Dehur nga guximi,trimereia

Hej ti valle laberishte,valle
Cili lab s u ndez si prush prej teje
Ti je hequr dhe ne caste dasme
Ti je hequr dhe ne cast beteje.

Thone se Selam Musai me shoke,
Para sulmit mbi telat me gjemba,
Gunen zhveshi dhe beri me koke:
-Djema, hop!-e djemat: hop, ne kembe!

Pa ia moren vallen laberishte,
Pa ia hodhen valles si furtuna.
Vala e valles zjeu ne Drashovice,
Vala telat c'i mbuloi me guna

Hej ti valle laberishte,valle
Cili lab s'u ndez si prush prej teje
Ti je hequr dhe ne caste dasme
Ti je hequr dhe ne cast beteje.

Hej ti valle laberishte,valle
Cili lab s'u ndez si prush prej teje
Ti je hequr dhe ne caste dasme
Ti je hequr dhe ne cast beteje.

DËRGOI:
Komente 0