TEKSTESHQIP
Ramë Lahaj - Për Ty Atdhe
Ramë Lahaj
Për Ty Atdhe

Ky projekt është sjellë para audiencës i punuar në spektrin vizual me anë të një klipi muzikor, video produksioni i të cilit u punua nga Entermedia. Ky videoklip u publikua me datë 28 Nëntor 2020. Kënga vjen si kompozim nga Pjetër Gaci, ndërsa arranzhimi u krye nga Shpëtim Saraçi.
Teksti :: Song Lyrics
Për ty Atdhe,
ma të bukurën kangë,
me fuqinë e kësaj zemre do të kendoj,
për këto male,
për këto fusha të gjana,
për këtë vend ku sot i lumtur jetoj.

Për këto male,
për këto fusha të gjana,
për këtë vend ku,sot i lumtur jetoj.

x2
I bukur je,
ngrihesh madhështor,
si një kështjellë e pamposhtur ti qëndron,
në mes dallgësh
shkëmb graniti vigan,
s'u përkule nga çdo stuhi e tufan.
Rryma muzikore
Klasike
Renditja
Top 200
Komente 2