Këngëtari Redon Makazhi është aksidentuar sot në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, por për fat të mirë pa pësuar dëmtime.
Mjeti i Redon Makashit u përplas gjatë një parakalimi. Makashi u përplas me një transporter me targa turke.
Artisti dhe këngëtari i njohur punon gjithashtu edhe në sektorin e administratës publike, dhe më konkretisht në sektorin artistiko-kulturor të ministrisë së Mbrojtjes.