>
BIOSHQIP

Gara Mes Këngëtarëve Të Vjetër Dhe Të Rinj, Ja Kush Del Fitues

21-07-2015
Edhe pse ka një kohë të gjatë që Remzie Osmani dhe Gili janë pjesë e muzikës shqiptare, ato prapë se prapë nuk kanë arrit që të kenë klikueshmëri në Youtube më shumë sesa këngëtarët e rinj të cilat po i shtohen çdo ditë estradës shqiptare, transmeton Indeksonline.

Të dyja këngëtaret, gjatë ditës së djeshme kanë lansuar videoklipet e tyre të cilat janë komentuar pozitivisht nga fansat. Ndërsa nga ana tjetër edhe pse me zhanër të ndryshëm të muzikës, po në të njëjtën kohë është publikuar edhe dyshja nga Geti dhe Luana e cila ka arrite klikueshmërinë me mbi 246,403, derisa mbrapa mbetet Remzie Osmani me 23,856 dhe Gili me 21,771 klika.

Siç duket tregu i muzikës është duke anuar më shumë nga muzika R&B dhe repi duke neglizhuar kështu në një far forme këngëtarët që prej shumë vitesh kanë qenë pjesë e skenës shqiptare.
(Indeksonline)

Gara Mes Këngëtarëve Të Vjetër Dhe Të Rinj, Ja Kush Del Fitues