TEKSTESHQIP

Ish-E Dashura E Renit: S’kam Gisht Në Zhdukjen E Tij

7-7-2014
Ish-E Dashura E Renit: S’kam Gisht Në Zhdukjen E Tij
E dyshuara se ka gisht në zhdukjen e Renit të Elbasanit mohon në polici akuzat e familjarëve të këngëtarit 21-vjeçar. R.Daullxhiu, e njohur dhe si Dona, është shoqëruar në policinë e Elbasanit prej dy ditësh, bashkë me të dashurin e saj.
Familjarët e këngëtarit të muzikës tallava kanë akuzuar të renë se e ka rrëmbyer Renato Hamzën, në shenjë hakmarrjeje për ndërprerjen e lidhjes së tyre dhe dhunimit nga e ëma e tij.
Por, vetë Dona e mohon që të ketë gisht në zhdukjen e ish-të dashurit prej gati 8 ditësh. 28-vjeçarja ka pohuar se nuk ka lidhje me rrëmbimin e Renit, madje ajo ka theksuar në polici se e ka dashur shumë atë.
Në njërin krah të saj Dona kishte një tatuazh me emrin e Renato Hamzës, por pavarësisht lidhjes së kaluar, ajo thotë se nuk do t’i bënte kurrë keq.
Vajza, e cila i përket komunitetit rom, ashtu si dhe këngëtari Hamza, ndodhet në ambientet e policisë së Elbasanit, deri në zbardhjen e dëshmisë së plotë të saj. Ajo është marrë në Tiranë ku jeton dhe është përcjellë në Elbasan bashkë me të dashurin e saj aktual.
(BalkanWeb)

Komente 0