>
BIOSHQIP
Biografia
Rina Balaj është njëra nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Përtej muzikës, këngëtarja merr vëmendje mediatike edhe për jetën e saj private. E filloi karrierën e saj si repere dhe me “diss-a” si pjesë e OnRecords, por Rina ra në qetësi pasi nisi lidhjen e saj të dashurisë me Sin Boyn, duke ndryshuar edhe zhanrin e muzikës. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por në vitin 2022, dyshja deklaruan ndarjen.

Në vitin 2015, Rina Balaj merr pjesë në X Factor Albania 4.

Më datë 13 Dhjetor 2017, Rina publikon videoklipin “Janari”, në bashkëpunim me Endri. Muzika e këngës u punua nga Zzap & Chriss, teksti u shkrua nga Fuego. Videoklipi u prodhua nga “FILMNATION”, për flokët u përkujdes Bessi, për make up Dafina.

Më datë 14 Mars 2018, Rina publikon videoklipin "Per Ty". Muzika e këngës u punua nga Zzap & Chriss, teksti u shkrua nga Zzap, Fuego dhe Sparksi, videoklipi u prodhua nga ”FILMNATION”, për flokët u përkujdes Shpendi, per make up Erezana Zeka.

Më datë 11 Prill 2018, Rina publikon videoklipin "Ska Konkurenc", në bashkëpunim me Feron. Prej ktij bashkëpunimi Rina mori famë akoma dhe më të madhe dhe u shfaq si nje hip-hop artiste. Videoklipi u prodhua nga Filmnation.

Më datë 23 Qershor 2018, Rina publikon videoklipin "Ashiqare".

Më datë 30 Qershor 2018, Rina publikon videoklipin "Mami".

Më datë 4 Shtator 2018, Rina publikon videoklipin "Gigi", në bashkëpunim me Sin Boy.

Më datë 3 Nëntor 2018, Rina publikon videoklipin "Fly", në bashkëpunim me Fuego.

Më datë 7 Dhjetor 2018, K Koke publikon videoklipin "Down On Me", në bashkëpunim me Rinën.

Më datë 20 Shkurt 2019, Rina publikon videoklipin "Ilegal". Videoklipi u prodhua nga Filmnation, ndërsa produksioni audio u realizua nga Zzap And Chriss.

Më datë 20 Qershor 2019, Rina publikon videoklipin "Qikat", në bashkëpunim me Adelina Ismailin. “Qikat” është shoqëruar edhe me video tejet të veçantë të punuar nga kompania Filmnation. Produksioni audio u realizua nga Zzap And Chriss. Kënga është ripërpunim i “Kanagjeqit” të Adelinës, të cilin e kishte sjell vite më parë para fansave.

Më datë 28 Qershor 2019, Rina publikon videoklipin "Jumanji", në bashkëpunim me Blake. Videoklipi u prodhua nga Filmnation, ndërsa produksioni audio u realizua nga Zzap And Chriss.

Më datë 21 Korrik 2019, Rina publikon videoklipin "Ideal", në bashkëpunim me Koston. Produksioni audio u realizua nga Zzap And Chriss.

Ne Tetor 2019, Rina largohet nga OnRecords pas disa mosmarrveshjesh. Kompania merr instagramin e rreperes dhe e perdor per te promovuar kengetaret e reja ne OnRecords si Eanda dhe Sidoela.

Më datë 27 Dhjetor 2019, Rina & Sin Boy publikojnë videoklipin "Meredith".

Më datë 13 Shkurt 2020, Sin Boy & Rina publikojnë videoklipin "Tentacion". Videoklipi duhej të publikohej më datë 28 Nëntor 2019, por për shkak të tërmetit në Shqipëri, publikimi u be muajin Shkurt 2020.

Në vitin 2020, Sin Boy X Rina publikon albumin "Mm".

Më datë 28 Maj 2020, Rina & Sin Boy publikojnë videoklipin "Sari". Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 17 Qershor 2020, Rina & Sin Boy publikojnë videoklipin "Falling In Love".

Më datë 20 Nëntor 2020, Rina publikon videoklipin "Zjarr".

Më datë 16 Mars 2021, Rina publikon videoklipin "Bad Rosita".

Më datë 18 Korrik 2021, Rina publikon videoklipin "Cali". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Rina Balaj. Produksioni audio u realizua nga Çelik Lipa.

Më datë 16 Shtator 2021, Rina publikon videoklipin "Addiction".

Më datë 27 Tetor 2021, Rina publikon videoklipin "Aver". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Rina Balaj. Produksioni audio u realizua nga Çelik Lipa.

Në vitin 2021, Rina publikon albumin "Balerina".

Më datë 9 Nëntor 2021, Rina publikon videoklipin "Mia". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Rina Balaj.

Më datë 27 Nëntor 2021, Rina & Sin Boy publikojnë videoklipin "Chacha".

Më datë 20 Janar 2022, Rina publikon videoklipin "Sativa". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Rina Balaj.

Më datë 25 Mars 2022, Rina publikon videoklipin "Demon". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Rina Balaj.

Më datë 19 Prill 2022, Rina & Amelia publikojnë videoklipin "Blue". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Rina Balaj.

Më datë 31 Maj 2022, Rina & Sin Boy publikojnë videoklipin "Si Ti". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Rina Balaj.

Më datë 16 Korrik 2022, Rina publikon videoklipin "Daddy".

Më datë 10 Shkurt 2023, Rina Balaj publikon videoklipin "E Kalume". Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Deard Sylejmani.

Më datë 1 Maj 2023, Rina Balaj publikon videoklipin "Fullerante".

Më datë 20 Korrik 2023, Melinda publikon videoklipin "Tornado", në bashkëpunim me Rinën. Kënga vjen e realizuar në një mega-bashkëpunim, ku Tonic & Denk kanë punuar bashkë muzikën, Tonic, Denk & Melinda Ademi janë kujdesur për tekstin, ndërsa në studio për arranzhimin e këngës punuan DjR & Dj Bannzz. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Panda Music.

Më datë 18 Gusht 2023, Rina & The Victor publikojnë videoklipin "Ça Je". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Rina Balaj, The Victor & Markel Goga kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftaraj.

Më datë 30 Gusht 2023, Capital T, EAZ & Rina publikojnë videoklipin "Dirty Move". Muzika e këngës është sjellë e punuar në bashkëpunim nga RZON & PllumB. Videoklipi u prodhua nga kompania Sekuencë.

Më datë 18 Nëntor 2023, Elinel & Rina Balaj publikojnë videoklipin "Du". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Elinel & Rina Balaj, teksa teksti u shkrua nga vetë Elinel. Videoklipi u prodhua nga Smartmotion Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga PllumB.

Më datë 24 Nëntor 2023, Rina publikon videoklipin "Rude & Soft". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Rina Balaj, teksa për arranzhimin u kujdes DorantBeats.

Më datë 2 Janar 2024, Rina publikon videoklipin "Slay". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Rina Balaj.

Më datë 24 Shkurt 2024, Marin publikon videoklipin "Jena Dasht", në bashkëpunim me Rinën. Kënga vjen e realizuar në një mega-bashkëpunim, ku Marin & Rina Balaj kanë punuar bashkë muzikën, Marin & Elinel janë kujdesur për tekstin, ndërsa në studio për arranzhimin e këngës punuan RZON & PllumB. Videoklipi u prodhua nga Kotorri, ndërsa produksioni audio u realizua nga RZON.

Dj A-Boom & Rina kanë njoftuar se do publikojnë së shpejti videoklipin "Edhe Sa Lot".