>
BIOSHQIP

Rita Ora: Dasma E Djeshme Ishte Sureale

11-10-2015
Këngëtarja Rita Ora bëri bujë shumë të madhe me ardhjen e saj në Prishtinë për rastin e martesës së dy miqve të saj. E veshur me një fustan të kuq dhe elegant Rita ishte një nga vajzat më elegante të mbrëmjes, si dhe në disa video ajo shihet duke vallëzuar me Afrim Muqiqin. Pasi ka mbaruar Dasma, Rita ka publikuar në rrjetin e saj social në Instagram një foto që e ka realizuar gjatë dasmës, dhe në mbishkrimin e saj ka shkruar "Dasma ishte sureale”, ka shkruar Rita, duke falënderuar të sapomartuarit, Arlitin dhe Filizin, dhe falenderimin e ka shkruar në gjuhën shqipe.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Rita Ora: Dasma E Djeshme Ishte Sureale