TEKSTESHQIP

Rita Ora, “Torn Apart“, Hiti I Ardhshem Me Snoop Dogg

17-1-2013
Rita Ora, “Torn Apart“, Hiti I Ardhshem Me Snoop Dogg
Mund të ju duket se Rita Ora është thjeshtë duke shijuar rrezet e diellit në plazhet e Tajlandës, por këngëtarja është duke punuar shumë për xhirimet e klipit të singlit të saj të ri "Torn Apart", këngë e cila besohet se do të jetë në bashkëpunim me Snoop Dogg, i njohur tani si Snoop Lion.

Ylli i "Radioactive" dje u shfaq në disa foto në shoqërinë e Snoop-it, që me sa dukej, ishin në xhirime të klipit të ri.

Rita i ka njoftuar fansat e saj në Twitter vazhdimisht rreth xhirimeve, duke postuar foto të saj duke shijuar rrezet e diellit nëpër plazhet e Tajlandës së bashku me reperin e "Sexual Seduction", ndërsa fotot që ajo sot na i sjell, flasin diçka tjetër.

Bukuroshja prishtinase sot ka gjetur qetësinë në një pishinë, ku në disa poza shfaqet e vetmuar, e një prej tyre në shoqërinë e stilistit e saj personal, Kyle Devolle.

Ndryshe, singli "Torn Apart" besohet se do të jetë pjesë e albumit të radhës të Ritës, debutues për SHBA, i cili do të jetë botim i ripunuar i albumit të saj të parë "ORA", por që do të ketë edhe këngë të reja.
Rita Ora & Snoop Dogg
Torn Apart
[Teksti dhe Klipi]
(dukagjini)

Komente 0