TEKSTESHQIP

Rita Ora, Në Lidhje Me Dave Gardner?

7-4-2013
Rita Ora, Në Lidhje Me Dave Gardner?
Kanë kaluar gjashtë javë kur ata u fotografuan së bashku herën e fundit.

Rita Ora dhe i përfoluri si i dashuri i saj, agjenti i futbollit Dave Gardner janë ribashkuar në Londër në një klub, pas një turneu udhëtimesh të Ritës nëpër botë, përfshirë Australinë, Japoninë dhe Brazilin

Në natën e fundit në Londër para nisjes së Rites për në Los Angeles ajo kishte vendosur të kalonte natën me Dave, i njohur ndryshe si shoku më i mirë i futbollistit Davud Beckham.

Rita mbërriti në klub së bashku me Dave dhe po me të u largua me taksi disa orë më vonë.

Thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre filluan në muajin shkurt, kur Rita ishte fotografuar duke lënë shtëpinë e Gardner në orët e hershme të mëngjesit, veshur me të njëjtat rroba me të cilat ishte parë një natë më parë.
(Express)

Komente 0