TEKSTESHQIP
Riza Selimi - Valët E Jetës
Riza Selimi
Valët E Jetës

Për pjesën muzikore punoi vetë këngëtari, autor i vargjeve janë Gold AG, për arranzhimin është përkujdesur Labinot Mezini, ndërsa producent i këngës është M&D Studio (Artfron MeDia). Materiali artistik vjen i plotësuar këndshëm edhe me një klip muzikor, i cili u transmetua më 28 Shkurt 2025.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Ne ket jete qe po jetojme
Val’t e sajna kas po m’çojne
Sa here fmi qe mfali Zoti
Sikur shi me shkojke loti.

T’shkelun nga kama barbare
Tuj jetu sa per idare
Ju rrita krejt me ni shpi
Buk e krip e shume dashni.

Kush o prind mire i din hallet
Rriten fmija shtohen gajlet
E din mire oj qika e babit
Ska si era e evladit.

Merzin tem sja thash kerkuj
Kur tpercolla nder te huj
E gzimi nuk qenka ndrysh
Kur mthe bab po bahesh gjysh.

Kurr ne jet se paskam dit
Spaskam pas pse me u merzit
Tjetra qenka shume ma e vshtir
Me dal jasht per jet ma tmir.

Ket pytje sja bana vetit
A ki fmi me i fal gurbetit
Do vjet njeri kur pi bojka
Edhe burri po ligshtojka.

Baba tash e ka deshiren
Qika jem ta njefsha tmiren
Tregoi fmive le ta din
Se kush jon e prej kah vin.
Renditja
Top 200
Komente 0