Rosela Gjylbegu

Çmimi I Publikut Gëzon Shumë Roselën

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[23-06-2014]
Këngëtarja shkodrane e cila u bë e njohur në kompeticionin ‘Ethet e së premtes mbrëma’, Rosela Gjylbegu, u shpërblye me çmimin e publikut në festivalin Kënga ime, që përfundoi të shtunën mbrëma. E ky çmim si duket e ka gëzuar këngëtaren shumë, pasi që ajo këtë e vlerëson si dhuratën më të bukur.



Rosela në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka lënë një mbishkrim ku ka falënderuar të gjithë ata që e votuan. “Dje mbrëmë në spektaklin "Kënga ime", na dhuruat Çmimin më të bukur, Çmimin Tuaj, atë të Publikut . Pa JU asnjë notë, asnjë fjalë, asnjë melodi, ASGJË nuk do ishte e mundur.... Ju falënderoj nga zemra, Rosela”, ishte mbishkrimi i Roselës i cili përcillej me shumë lëvdata nga fansat e saj.
 (Express)

Çmimi I Publikut Gëzon Shumë Roselën

  Rosela Gjylbegu - Tash S'po Du (Feat.Stresi) [Teksti dhe Klipi]

Komente 0