TEKSTESHQIP

Rosela Gjylbegu: Politika Nuk Do Jete Pjese Te Se Ardhmes Time

15-4-2012
Rosela Gjylbegu: Politika Nuk Do Jete Pjese Te Se Ardhmes Time
Kengetarja Rosela Gjylbegu sapo ka lancuar kengen e saj me te re, bashkepunim me Sinan Vlasalliun. Kenga, nje balade dashurie vjen e mirerealizuar dhe ajo qe ben pershtypje eshte pamja e Roseles. Duhet thene se kesaj kenge te bukur nuk i ka munguar edhe nje klip po aq profesional. Kenga titullohet "Formula e lumturise" dhe per kete "formule" por edhe per shume gjera te tjera Rosela flet ne kete interviste. Rosela rrefen projektet qe do te pasojne kete kenge, por edhe lidhjen e saj me politiken dhe pse nuk e sheh veten pjese te saj. Megjithese deshira per pushtet jo vetem ne muzike por edhe ne vendimmarrje nuk duket se eshte aq e fshehur tek kengetarja e talentuar, e cila lidhur me kete pjese citon se "kush nuk do deshironte te kishte pushtet! Jetes nuk i dihet asnjehere!". Por derisa ajo dite te vije fansat do te kene mundesi te shijojne gjithnje e me shume kenget e bukura te Rosela Gjylbegut, e cila duke buzeqeshur thote se ndihet ende adoleshente.

Rosela, sapo keni lancuar kengen tuaj me te re, bashkepunim me Sinan Vlasalliun. Si erdhi ky bashkepunim?

Kumbari i ketij bashkepunimi ishte menaxheri im ne fakt, i cili e propozoi kete ide dhe sigurisht ishte nje kenaqesi. U perpoqem te benim nje pune te mire.

Perse pikerisht nje kengetar si Sinan Vlasalliu per kete kenge?

Kjo sepse ai eshte nder me te suksesshmit ne gjithe trevat shqiptare. Ka nje eksperience shumevjecare dhe vokalet tona pershtateshin mes tyre.

Cilat kane qene komentet qe keni marre jo vetem nga fansat por edhe nga koleget tuaj?

Sigurisht shume urime te mira e te verteta. Kam ndjere nje mbeshtetje shume te madhe tek te gjithe. Jam shume e lumtur qe po pritet kaq mire. Faleminderit te gjitheve.

Behet fjale per nje balade mjaft te ndjere dashurie. Ju vete, a e keni gjetur formulen tuaj te lumturise?

Per kete duhet pyetur autori, Ilir Berani (qesh). Ky eshte thjesht nje titull.

Teksti i kenges flet per dy njerez qe ndahen edhe pse duhen. Mendoni se ata qe duhen nuk ndahen kurre apo…

Une mendoj qe dashuria triumfon ne nje moment apo ne nje tjeter.

Cilat jane projektet e tjera qe do te pasojne ne muzike pas kesaj kenge?

Jam ne pune e siper per materiale te reja muzikore. Uroj te arrij t'i lancoj ne kohe, pasi nuk varen te gjitha nga une.

Keni ardhur me nje pamje per t'u admiruar ne kete klip. Merite e kujt eshte kjo Rosela?

Faleminderit! Kjo eshte merite e stafit te regjisorit te klipit, Alexander, te cilet u perkujdesen me aq shume dashuri qe cdo gje te ishte e kuruar ne detaj.

Vec muzikes dhe asaj qe ju jepni ne skene, shpesh emri juaj behet pjese edhe e politikes. A ndjeheni ne fakt pjese e saj?

Jo. Nuk e besoj se emri im eshte bere pjese e politikes. Une jam artiste. Te them te drejten, nuk e kam menduar politiken si pjese te se ardhmes sime. Pastaj bindjet apo preferencat jane personale sic do njeri.

Dikur keni thene se do te donit t'i ngjanit Jozefina Topallit. A do te deshironit qe nje dite te kishit pushtetin qe ajo ka ne vendimmarrje?

E kam per kenaqesi kur ma bejne kete kompliment, sepse une e admiroj znj. Topalli dhe i jam shume mirenjohese qe me ka bere pjese te stafit te saj. Eh kush nuk do deshironte te kishte pushtet! Jetes nuk i dihet asnjehere!

Rosela, a e ndjeni veten shpesh ate vajzen adoleshente te "Etheve"?

Po une vazhdoj te jem adoleshente (qesh)…

Kujt ia dedikoni suksesin tuaj, punes apo fatit?

Familjes sime mbi te gjitha, por edhe gjithe atyre qe kane besuar e me kane mbeshtetur ne cdo hap te punes sime.

Rosela, artist lind apo behesh?

Une mendoj qe artist lind, por s'mjafton me kaq, duhet shume pune per te krijuar personalitetin tend artistik.

Ndjen me shume keqardhje apo gezim per krijimtarine muzikore te diteve te sotme?

Une mendoj qe ka hapesire per te gjithe. Nuk me pelqen te paragjykoj, sigurisht qe kam dhe une rezervat e mia. Po le t'ia leme kohes ta tregoje.

Mendon se arti po keqkuptohet dhe po kthehet ne dicka qe duhet vetem te shitet?

Fatkeqesisht po, megjithate une jam optimiste se gjerat po ndryshojne.
(jonida hitoveizi/mapo)

Komente 0