TEKSTESHQIP

Rosela Gjylbegu, Ende Në Kërkim Të “Formulës Së Lumturisë“

27-8-2012
Rosela Gjylbegu, Ende Në Kërkim Të “Formulës Së Lumturisë“
Nese do te kerkonim nje fjale te pershtatshme per te etiketuar performancat e saj, idealja do te ishte: "rreqethese". I ka kenduar dashurise plot ndjenje, ka shperfaqur nje vokal te jashtezakonshem dhe pjekuri artistike.

Dikur nje vajze e vogel, qe zbulonte pasionin per kengen ne spektaklin "Ethet e se premtes mbrema", sot nje zyrtare ne Kuvendin e Shqiperise, qe nuk ka lene aspak ne plan te dyte dashurine e madhe per muziken.

Shkodrania simpatike Rosela Gjylbegu se fundmi ka publikuar klipin e titulluar "Pafundesi" ("Rosela Gjylbegu - Pafundesi"). Ajo ka realizuar nje klip plot ngjyra, sipas kerkesave te kesaj stine. Por cilet jane bashkepunetoret qe e sollen vajzen ne nje tjeter version, larg baladave te perhershme? Si e ka pritur publiku kengen sipas optikes se vete protagonistes? Cilat jane planet e se ardhmes ne aspektin artistik? Po ate politik?

Ne kete interviste tejet te sinqerte ajo tregon per punen ne Kuvend, miqesite me koleget titullare, veren e veshtire te ketij viti dhe... mberrin deri ne pafundesi!

"Pafundesi" eshte titulli i klipit me te ri qe publiku shqiptar po shijon keto dite te nxehta. Na zbulo dicka me teper rreth tij.
-Kenga ime me e fundit eshte nje produksion i "Threedots", kompozuar nga Kledi Bahiti dhe tekst nga Zhaku. Fabula flet per dashurine, kesaj radhe te shprehur ndryshe dhe thjeshte. Ky bashkepunim lindi nga deshira ime per te punuar me Kledin, pasi kisha vite qe degjoja punet e tij te suksesshme. Me pelqente shume fakti qe melodise i jep ndjeshmeri, nga ana tjeter Zhaku i jep peshe fjales, e' cila per mua ka rendesi te vecante. Keshtu lindi "Pafundesi"!

"Deri ne pafundesi..." ke bere ndonjehere deklarate te forte? Nese po, kujt ia ke dedikuar?
-Per kete duhet ta pyesni tekstshkruesin, Zhakun! Ia kaloj asaj stafeten.

Ne cilen fushe do te doje te dominoje pafundesia?
-Mbi te gjitha ne anen humane, njerezore, shpirterore.

Po rruga e zemres a ka fund?
-Ne varesi te disa faktoreve...

"Jo, kete nuk e merituam, jo..."Cfare te kujton kjo fraze? Kur fundi eshte i pamerituar?
-Me kujton kengen time ne bashkepunim me Sinan Vllasaliun, nen titullin "Formula e lumturise" (Rosela Gjylbegu - Formula e lumturise). Fund i pamerituar? Ka ardhur me patjeter per nje arsye.

Ke rezultuar gjithnje tejet e suksesshme me baladat e tua. Pse ky ndryshim kete radhe?
-Une nuk mendoj se eshte nje ndryshim tejet i madh. Kam vite qe kendoj dhe vertet kam dale me balada pergjithesisht, por tek "Ethet" jam pergatitur ne zhanre te ndryshme muzikore, ndaj nuk ishte aspak e veshtire. Meqe jemi ne stinen e veres, njeriu ka nevoje per ritme, energji pozitive dhe mendova te sillja dicka te re e te fresket qe te pershtatet me shijet koherente te muzikes.

Kenga i ka permbushur pritshmerite apo i ka tejkaluar ato?
-Ka shume njerez qe e kane degjuar dhe pelqyer, ka akoma shume te tjere qe ndoshta nuk e kane pare, ndaj t'i japim pak kohe. Pastaj sidoqofte une kenaqem lehte dhe mjaftohem me pak, por gjithmone nje kenge e mirepritur nga publiku me ben te jem me aktive, me e vemendshme per te punuar fort per produksionin e radhes.

Identifikohesh si nje kengetare teper e kornizuar, brenda stilit tend te rregullt. Cfare te kushtezon?
-Mua nuk me kushtezon asgje. Keshtu kam qene gjithmone, eshte pjese e natyres dhe karakterit tim.

Kush kujdeset per pamjen tende?
-Zakonisht vete merrem me kete pjese, jam e dhene pas detajeve dhe kujdesem per to deri ne fund.

Si po shkon puna ne Kuvend?
-Shume mire, eshte nje eksperience absolutisht e vlefshme.

Ambiciet per te ardhmen lidhur me imazhin e nje zyrtareje?
-Te pakten momentalisht (se jetes asnjehere nuk i dihet) nuk e shoh veten tek politika. Ndoshta eshte shpejt, jam teper e re.

Na trego disa prej emrave te njohur te politikes shqiptare me te cilet ruan raporte te aferta...
-Nuk besoj se eshte e nevojshme te permend emra. Thjesht me behet qejfi tek marr urime dhe vleresime nga personalitete te larta, eshte kenaqesi e vecante.

Po te artisteve?
-Kam shume miq e dashamires kolege, e respektojme punen e njeri-tjetrit.

Ke nje theks tipik shkodran: je perpjekur ndonjehere ta ndryshosh? Cfare elementi te personalitetit tend shperfaq ai?
-Nuk jam perpjekur ta ndryshoj asnjehere, sepse dialekti shkodran eshte kaq i embel. Megjithate, te pakten neper emisione televizive apo dalje publike, perpiqem te flas ne gjuhe letrare per ceshtje etike dhe per te respektuar publikun.

Si perfundim, e gjete formulen e lumturise?
-Jam ende ne kerkim...
(telegrafi)

Komente 0