Rosela Gjylbegu: Pse Marr Pjesë Në Festivalin E RTSH Dhe ëndrra Për “Eurovizion“
9-12-2012
Nuk ia dorëzon veten dëshpërimit as në këngë, sepse sekreti i saj është të japë dhe të marrë energji pozitive me këdo e gjithkënd. Po sido që të shkojë jeta, për të muzika është ilaçi i shpirtit. Rosela Glylbegu jeton mes dy botëve, asaj pa kufi të muzikës dhe administratës së ftohtë së Kuvendit. Por gjithmonë e gjen një shteg për të jetuar plot pasion jetën e saj prej artisteje. Në këtë intervistë, ajo zbulon arsyen pse rikthehet në garën e Festivalit të RTSH-së pas pesë vitesh, albumin që ka plan të publikojë dhe sa të vërteta ka nga jeta personale në fabulat e këngëve të saj.
Bashkë me këngëtarët e tjerë të njohur këndove në shesh për 100-vjetorin e Pavarësisë. Çfarë impresioni të la Rita Ora dhe do e kishe dëshiruar një duet me të?
Rita ishte e jashtëzakonshme. Mund të them se u ndjeva aq e nderuar, që isha pjesë e një koncerti aq mbreslënës për 100-vjetorin e Pavarësisë, dhe sigurisht që pata një kënaqësi të veçantë të këndoja në të njëjtën skenë, ku më pas performoi krenaria jonë Rita Ora. Isha e emocionuar, e shijova performancën e saj si një fanse e vërtetë. Pa diskutim që do bëja një duet me të, pasi do e kisha për nder…
Ndërkohë po bëni përgatitje për të konkurruar në Festivalin e 51-të të RTSH-së. Cilët janë autorët e këngës dhe për çfarë fabule bëhet fjalë?
Po, jemi në prag të festivalit të RTSH-së, ku unë vij me një baladë, me muzikë të Endrit Shanit dhe me tekst të Endrit Mumajesit, dy djem të rinj e shumë të talentuar, autorë të disa këngëve të bëra hit së fundmi, si; "Një jetë me ty" e Vedat Ademit. Kënga ime flet për dashurinë, e për më shumë duhet të më shihni në festival.
Cila është arsyeja që rikthehesh në një garë të tillë pas pesë vitesh?
Po, më kishte munguar kjo garë. Unë pas Etheve kam qenë pjesë e këtij festivali për katër vjet, e më pas u shkëputa. Tani rikthehem me mall në një staf me miq e dashamirës së muzikës në një familje të madhe nga ku janë fillimet e rrugëtimit tim.
Pjesëmarrja në këtë festival është kthyer për shumicën e këngëtarëve si ambicia për të prekur "Eurovizionin". Ti e ke ëndërr atë skenë dhe, nëse do të ishe fituesja këtë vit, çfarë do të bëje ndryshe nga konkurrentët e mëparshëm?
Edhe pse si backvokal, për herë të parë unë kam shoqëruar Anjeza Shahinin, bashkë me 'etheistët' e tij vite më parë. Sigurisht që e njoh si eksperiencë, ndaj për mua s'do ishte hera e parë, por gjithsesi me rëndësi është të bëjmë një festival të bukur, të përçojmë sa më shumë emocion me këngët tona dhe le t'ia lëmë kohës dhe publikut gjykimin…
Klipi yt i fundit "Pafundësi" është pëlqyer mjaft, për faktin se duket që i këndohet lirisë së mendimit, gjendjes shpirtërore pa kufij në një udhëtim mendimesh. Në jeten tënde si e përjeton ndjesinë e të qenët femër e lirë?
"Pafundësi" është një ndër këngët e mia më të suksesshme, dhe më bëhet qejfi që pati një impakt pozitiv në publik, sepse ky ishte edhe qëllimi im. Unë doja të përçoja sa më shumë energji pozitive, pasi kjo është ajo që unë përpiqem të bëj edhe në jetën e përditshme. Pavarësisht stresit, ngarkesave e problemeve, përpiqem të jap e të marr më të mirën nga të gjithë e gjithçka.
Në këngët e tua flitet shpesh për dashurinë e heshtur dhe atë triumfuese. Në jetë e kërkon dashurinë apo pret të vijë?
(Qesh) Po përpiqeni të më merrni info?! Në fakt, jo domosdoshmërisht këngët që unë këndoj, janë të lidhura me jetën time personale. Ato janë bashkëpunime, janë ide të momentit, të cilat unë kam dëshirë t'i ndaj me publikun duke u përpjekur të transmetoj një emocion të vërtetë nganjëherë melankolike, nganjëherë pozitive. Por kjo s'do të thotë se është e lidhur me gjendjen time emocionale.
Puna jote e përditshme është në administratën e Kuvendit. Ka mes deputetëve fansa të muzikës dhe këngëve të tua?
Profesioni im është punonjëse sociale, pasi për këtë jam diplomuar dhe kam fatin të jem pjesë e stafit të administratës së Kuvendit. Puna është punë dhe, si e tillë, unë respektoj pozicionin tim aty, jashtë saj sigurisht që ka dashamirës të këngëve të mia.
Por gjithsesi përditë ke kontakt me politikanë. Është politika në ambiciet e tua dhe si mendon, është më fitimprurëse politika apo muzika në Shqipëri?
Nuk e shoh veten në politikë momentalisht. Po ashtu dhe muzikën nuk e shoh si një punë fitimprurëse, por si pasion. Muzika është ilaçi i shpirtit, është diçka që më përmbush e realizon pa të cilën s'do bëja dot.
Kthehemi të muzika. Ke planifikuar të nxjerrësh ndonjë album dhe cila do të ishte atmosfera që do të ndjenim nëse do të dëgjonim këngët e tij?
Kam shumë dëshirë të bëj një album, por nuk është e thjeshtë të bësh diçka cilësore dhe me vlerë, e për këtë duhet kohë e shumë punë, ndaj çdo gjë në kohën e vet. Sa për atmosferën, kjo varet nga bashkëpunimet, nga idetë e autorëve, gjë që s'mund të përcaktohet paraprakisht. Por pa diskutim që epiqendra do të ishte "dashuria".
Gjylbegu: Më shumë për veten
Si artiste që je, je më shumë idealiste apo pragmatiste?
Jam thjesht realiste.
Mikja jote më e mirë këngëtare cila është, po këngëtarja që ende s'e ke takuar?
Kam shumë miq të mirë këngëtarë dhe s'do dija kë të veçoja. Ndërsa një nga këngëtaret që më pëlqen shumë e nuk e kam takuar është Elina Duni.
Këngëtari me zërin më të mirë?
Eugent Bushpepa.
Po artisti me pamje të vërtetë mashkulli?
Enrique Iglesias.
Femra më femër në politikë, po idhulli yt politikan?
Znj. Jozefina Topalli.
Deri tani mendon se je një femër me fat, apo fati ende të ka bërë bisht?
Mendoj se jam me fat.
Paraja është një qëllim për ty apo mendon se me para nuk mund të blesh gjithçka?
Mendoj që është e domosdoshme, por kurrsesi nuk është gjithçka.
Për çfarë do lutesh këtë ndërrim vitesh?
Do lutem për gjithë njerëzit që unë dua fort, që të jenë mirë e t'i shoh gjthmonë të lumtur.
Nisur nga titulli i këngës "Pafundësi", ti trembesh nga fundi i hipotetik i botës?
Nuk dua ta mendoj…

(KLOTILDA HARKA)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0