TEKSTESHQIP

Rosela Gjylbegu: Tallavanë E Tallin Edhe Ata Që E Kercejnë

23-2-2013
Rosela Gjylbegu: Tallavanë E Tallin Edhe Ata Që E Kercejnë
Karakterizohet nga nje talent dhe thjeshtesi e lindur. Ne skene, ne pune, ne rruge, me koleget, publikun… Rosela Gjylbegu mbetet nje nga kengetaret me te dashura dhe origjinale te muzikes se lehte shqiptare. Viti 2012 ka qene mjaft i suksesshem per te dhe jo me pak i mbare duket se ka nisur edhe 2013. Pas lancimit me klip te kengeve "Formula e dashurise" (bashkepunim me Sinan Vlasalliun), "Pafundesi" dhe pjesemarrjes me "Deshire" ne Festivalin e fundvitit ne RTSH, Gjylbegu premton edhe surprizat e radhes, por sic eshte edhe natyra e saj… pa u ngutur. Ndiqni intervisten qe i dha suplementit "Koha Tjeter" ne "Koha Jone".

Ne aspektin profesional, 2012-ta duket se ka qene nje vit mjaft i suksesshem per ju. Po muajt e pare te 2013-es si kane nisur?

Eshte e vertete qe 2012 ka qene nje vit i suksesshem ne aspektin profesional. 2013-ta mendoj se, ka nisur qete dhe me pergatitje te planeve per te sjelle dicka te re e te fresket per publikun.

Me cfare po merreni momentalisht, pervec punes ne Kuvendin e Shqiperise? Keni ndonje material ne dore qe po punon?

Sigurisht qe une kam nje jete aktive dhe i gjej gjithmone pune vetes, ndaj sigurisht qe puna ne administrate ka rendesine e vet dhe pjesa tjeter e dites me pas eshte me angazhime te tjera, si pjesemarrje ne aktivitete te ndryshme, koncerte, por gjithashtu edhe me projektet e reja muzikore, qe shpresoj do te jene gati shume shpejt.

Pas suksesit qe patet me "Formula e dashurise", bashkepunim me Sinan Vlasalliun, me pas me kengen "Pafundesi", si dhe me pjesemarrjen e fundit ne Festivalin e RTSH-se, cila do te jete surpriza e radhes?
Une gjithmone perpiqem te sjell dicka ndryshe ne treg, te re, te fresket, por edhe koherente, ndaj s’dua te flas para kohe, sepse gjerat jane ende ne faze pergatitore, por uroj qe cdo gje te jete gati ne kohen e duhur e te pritet mire nga publiku, pasi ky eshte qellim im dhe i cdo artisti.

Sa per qind te suksesit tuaj ia dedikoni bashkepunetoreve?

Pa diskutim qe bashkepunetoret zene nje vend te rendesishem ne suksesin e kenges qe une lancoj. Kam fatin te punoj me artiste shume te mire dhe te pergjegjshem, ndaj me lehtesojne edhe mua shume gjate punes, por gjithashtu jane edhe garanci per te nxjerre ne pah nje kenge te mire, me cilesi, jetegjatesi dhe qe te mirepritet nga publiku.

Shquheni per nje raport te mire me publikun, e vecanerisht me dashamiresit e muzikes qe ju beni. Cili eshte sekreti i ketij suksesi Rosela?

Nuk e di. Eshte pak e veshtire kjo pjesa qe une duhet te flas per veten, por me sinqeritet di t’ju them se, perpiqem te jem thjesht UNE. T’i jap ze ndjenjave dhe emocioneve te kenges, t’ia transmetoj publikut sa me mire kete. Ndoshta kjo eshte nje menyre e mire per te qene sa me afer dhe e vertete ndaj tyre.

Nje menyre e mire promovimi dhe kontakti, me te cilat personat publike komunikojne me fansat e tyre jane edhe rrjetet sociale, si FB, Twitter, What’s Up, etj.. Po ju sa e dhene jeni pas tyre?

Po. Tashme kjo eshte menyra me e mire per te qene ne kontakt me dashamiresit dhe njerezit qe ndjekin e duan kenget qe kendoj une. Personalisht perpiqem te jem prezente aq sa mundem e t’u pergjigjem e t’i informoj ato per daljet e pjesemarrjet e mia dhe them qe eshte nje menyre shume e mire per te publikuar mesazhet, apo edhe per te te njohur me mire ato qe ndjekin faqet tona.

U ktheni pergjigje te gjithe mesazheve, apo komenteve qe merrni ne FB?

Mesazheve perpiqem t’ju pergjigjem gjithmone. Komenteve jo gjithmone, sepse s’me premton koha.

Cili eshte mesazhi, apo komenti me i bukur qe keni marre ne rrjetet sociale?

T’ju them te drejten marr shume mesazhe ne dite dhe me besoni ka edhe nga ato qe me prekin e ndjehem aq e lumtur qe arrij te depertoj ne zemrat e njerezve. Gjithashtu ndjej edhe shume pergjegjesi per te bere gjithnje e me teper kenge te mira, per te qene koherent me kohen e shijen e publikut. Mesazhet qe me kane emocionuar jane aq shume, sa s’do dija te vecoja, por meqe me jepet rasti, i pershendes dhe i falenderoj te gjithe ndjekesit e mi ne FB, per mbeshtetjen, kenaqesine dhe kohen e tyre qe me japin tek me shkruajne e tek komunikojne me mua.

Sa kohe shpenzon ne FB?

Aq sa kam mundesi. Edhe pse shpeshhere me ndihmon vellai im qe eshte po ashtu administrator i faqes. Kur une e kam te pamundur te publikoj dicka ia delegoj atij, por pjesa tjeter eshte nen mbikeqyrjen time. Pra, aq sa kam mundesi rri ne FB, nuk jam e semure pas tij, ne kuptimin qe te fiksohem.

Si kengetare, tashme e afirmuar ne skene mund te na thoni, si e shikoni nivelin e muzikes shqiptare, ate te viteve te fundit?
Une perpiqem te jem sa me e kujdesshme per te dhene opinione, sepse gjithsecili ka te drejte te beje cdo gje. Nuk dua te gjykoj askend. Jetojme ne nje vend te vogel dhe po kalojme ato faza ne muzike, qe i kane kaluar te gjithe. Te pakten flas per Ballkanin. Koha dhe publiku kane per te treguar vleren e secilit prej nesh. Sado qe, per momentin ne muziken tone kane hyre ca zhanre qe po e shkaterrojne vleren e muzikes mendoj se kjo gje do te jete momentale. Njerezit do dine te kuptojne e te vleresojne ate c’ka vertete mbetet.

Hyn ne shijet e tua muzika "tallava"?

Jo. S’eshte ne shijet e mia aspak, por them se eshte kthyer ne mode kohet e fundit. Te gjithe e qeshin, apo e perflasin, por te gjithe sapo i degjojne tingujt e pare cohen e kercejne. Absurde, por e vertete. Ky eshte realiteti, por jam optimiste se, me kohen gjerat do ndryshojne dhe vlerat e verteta te muzikes se bukur s’do te bien kurre.

Kujt ia dedikoni suksesin tuaj Rosele?

Prinderve te mi. Ato kane bere cdo sakrifice, cdo perpjekje qe mua te mos me mungoje asgje dhe qe une te jem ketu ku jam sot, ndaj u jam mirenjohese atyre deri ne pafundesi.

Si nis nje dite e zakonshme per Roselen dhe kur perfundon ajo?

Krejt zakonshem. Zgjohem heret per te shkuar ne pune dhe me pas pasditja ime eshte ne varesi te situates. Mbase kam nje aktivitet, me duhet te udhetoj per diku, mbase duhet te regjistroj ndonje kenge per ndonje emision ku jam e ftuar, ose ndonje interviste. Nese jo, atehere kam kohe per vete, per te shkuar ne shtepi, per t’u clodhur, ose per te dale me miqte e mi. Ndoshta pak sport dhe keshtu vjen darka, ku perpiqem te lexoj dicka para se te fle dhe keshtu nis dita tjeter.

Hobet e tua?

Sporti, noti, te lexoj. Nese ka dicka te bukur ne Teater perpiqem te shkoj patjeter, ose ne kinema.

Fundjava e preferuar, jashte Tirane, ne Shkoder, mal, apo bregdet?

Fundjava e preferuar jashte Tirane. Ne Shkoder shpeshhere, por edhe ne Durres me pelqen dhe me shijon shume me miqte, familjen.

Raporti yt me leximin, librat?

I dua shume librat dhe ne familjen tone ka nje biblioteke gjigande. Sa here qe kam kohe ulem dhe lexoj me shume qejf.

Cili ka qene romani i fundit qe keni lexuar?

Momentalisht kam ne duar romanin "Hija e Eres" te Zafon.

Jeta e nates. E frekuentoni?

Nuk kam kohe t’ju them te drejten. Daljet e mia jane me raste.

Prej disa sezonesh keni qene pjese e "100 Kenget e Shekullit". Si e cilesoni kete eksperience Rosele?

Shume e kenaqur dhe e nderuar qe kam qene pjese e disa puntatave ne kete sezon, po ashtu edhe ne sezone te tjera. Eshte nje superspektakel, me shume cilesi dhe perkushtim nga producentet, te cilet i falenderoj qe me kane bere pjese te ketyre neteve.

Cilat jane ndjesite qe perjetoni teksa kendoni hitet me te medha te muzikes se mirefillte shqiptare?

Oh… nje kenaqesi te papershkrueshme, por edhe pergjegjesi per t’i risjelle ato sa me korrekt, duke marre parasysh qe jane kenduar nga artiste qe kane bere epoke ne muziken tone shqiptare.

Projektet, dicka konkrete ne muzike?

Po punoj per nje kenge te re. Jam ende ne faze pergatitore, ndaj s’po flas para kohe. Shpresoj te sjell dicka te mire e te pelqehet.
(Koha Jone)

Komente 0