TEKSTESHQIP

Rosela Gjylbegu Zhgënjehet Nga Miqtë

10-5-2013
Rosela Gjylbegu Zhgënjehet Nga Miqtë
Këngëtaren e re Rosela Gjylbegu duket se e ka zhgënjyer ndonjë mik i afërt pasi në rrjetet sociale ka treguar se ndonjëherë humbet energji për njerëz që sipas saj nuk ja vlen.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, një proverbi të Sokratit, ajo ka treguar habinë e saj me siç ka thënë, ndryshimet e befasishme të njerëzve.

"Mos u mërzit me dikë që ndryshon befasisht,...ndoshta ka hequr dorë nga aktrimi, e i është kthyer karakterit të tij të vërtetë!, E madhe kjo dhe fatkeqësisht e vërtetë, ndodh me ca pseudo njerëz të cilët i konsiderojmë miq e i ofrojmë por që në fund e kupton që ke harxhuar energjitë e tua për dikë që s’vlen", ka shkruar ajo.

Por duket se 26 vjeçarja nuk parapëlqen të merret me njerëzit e tillë pasi për këtë ka thënë se është "koha treguesi më i mirë".
(Express)

Komente 0