TEKSTESHQIP
Rosela Gjylbegu - Hirushja
Rosela Gjylbegu
Hirushja

Muzikën e këngës e kompozoi Endri Sina, ndërsa autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë Pandi Laço.
Teksti :: Song Lyrics
Në mbrëmje pikoi mall.
Ku humbi, ku mbeti vallë,
dashuria e ime e parë,
ënd'rra e parë, puthja e parë?

E purpurt koha që shkoi.
Ti princi im,
unë Hirushja:
ne të dy si në përrallë.

[Refreni]:
E mendoj, ne sa shumë ngjajmë.
Jemi pranë por fatet na ndajnë.
Ti si princ jo nuk e di:
Hirushja jam, por tjetër jetë unë kam.
Veç kujtimet do të mbeten me ne
sepse përrallë ishte Hirushja, përrallë.

Kujtimet si gjethe ranë,
për ty dashuri e parë.
Pa pritur sollën mall.
Kohë që shkon, kohë që nuk kthehet më.

[Refreni]:
E mendoj, ne sa shumë ngjajmë.
Jemi pranë por fatet na ndajnë.
Ti si princ jo nuk e di:
Hirushja jam, por tjetër jetë unë kam.
Veç kujtimet do të mbeten me ne,
_ të ndjej një _.
Ne të dy si në përrallë.

Ne gjithmonë kur e kemi pranë,
e kërkojmë fatin nëpër botë.
S'e gjejmë jo!
Komente 1