TEKSTESHQIP

Rovena Dilo: Ta Orientojmë Popullin Drejt Modernizimit

7-10-2013
Rovena Dilo: Ta Orientojmë Popullin Drejt Modernizimit
Me kengetaren e mirenjohur te muzikes shqiptare, Rovena Dilo. Nje rrefim i sinqerte per gjithcka. Duke u ndalur jo vetem tek kenga me e fundit qe po ben buje per shkak te performances ndryshe qe Rovena Dilo solli ne "Kengen Magjike 2013". Dhe per te vazhduar me nje retrospektive te rendesishme mbi fillesat e karrieres se saj. Ku sic pohon ajo, banaliteti ishte shume me i paket dhe servirja qe i behej tregut, goxha selektive. Por ajo qe ka qene e mbetet edhe me e rendesishme, perpjekja per te qene afer dhe ne sinkron me muziken evropiane, me me te miren e saj. Duke pasur si "idhuj", emra te famshem te muzikes britanike, italiane, shume emra te famshem te muzikes rock te viteve ’80 e ’90, Rovena Dilo eshte mbrujtur me kete game te madhe muzikore dhe artistesh te medhenj. Gje e cila i ka sherbyer ne karriere, sepse nuk kishte kurre pse t’i trembej seleksionimit te rrepte qe u behej emrave te rinj ne muziken shqiptare te viteve te para-pluralizmit.

Nderkaq, ne kete interviste per suplementin "Koha Tjeter" ne gazeten "Koha Jone", artistja Rovena Dilo rrefen cilter edhe pasionin e saj per kercimin. Performanca e saj ne "Kengen Magjike" vertet ishte ndryshe, por Rovena Dilo, e ka nje shpjegim: "Nese une kam kercyer sot, eshte nje Rovena Dilo qe e ka te lindur. Une kam kercyer gjate gjithe jetes sime, pavaresisht se jo ne skene per shqiptaret".

Me kengen "Ne do puthemi", ju erdhet shume ndryshe ne festivalin "Kenga Magjike 2013". Deri edhe me nje agresivitet skenik, mund te themi... Pse kjo zgjedhje?

Ne te vertete, une jam shume energjike dhe kam shume per te dhene. Ndaj mendova me mire tani, sesa pendim me vone. Ideja e pare e kesaj perfomance ishte e Aida Barakut, e cila kishte kohe qe kembengulte qe une te beja dicka ndryshe dhe me shume kenaqesi, une u bera pjese e deshires se saj dhe thashe, duhet ta tregoj edhe Rovenen qe nuk e kam treguar deri me tani.

I druheshit reagimit te publikut? Disa mund te mos e kuptonin apo mirekuptonin, pasi ju njohin si kengetare klasi.

Artisti eshte ne skene qe dhe te provoje, edhe te provokoje, edhe te ngjalle kundershti, cudi, per kete jemi. Kjo kenge eshte nje kenge diskotekash, dance haus, dhe nuk eshte kaq komerciale sa c’duket. Pastaj Aida Baraku dhe Armend Rexhepagic edhe sikur te duan, kane gjithmone art brenda.

Ne fakt, risi ju keni pasur edhe pak vite me pare, kur kenduat me djemte e "West Side Family". Edhe "Fama" beri buje. Por te mbetemi tek kenga e fundit qe duket se po kthehet qe tani ne hit. Tek "Ne do puthemi", veshja juaj ishte po ashtu, paksa provokuese... ishit veshur me lekure...

Nuk ishte provokuese, por paksa agresive, sepse edhe veshjet e djemve qe me shoqeronin, ishin frymezuar nga stilistet me te mire dhe une doja qe kete fryme te re ta percillja tek publiku shqiptar. Une gjithmone kam deshire qe te bej gjera te cilat jane nje hap perpara, dhe kjo lloj performance ishte pak e eger te themi.

Po, por gjithcka ne performancen tuaj ishte shume avangarde. Ju, por edhe djemte balerine, ishin veshur me benevreke, (brekushe) apo jo?

(Qesh) Po, eshte shume e vertete, se pervecse eshte Urban Style, benevreket, dhe aq me shume te lekures, jane edhe shume trend i momentit. Eshte nje tendence orientale e stilit "Sulejmani i Madherishem", e cila ka hyre shume ne mode kohet e fundit. Sigurisht, eshte stilizuar edhe per mua benevreku i vogel, qe te jete komod per kercim dhe duke u ndjekur me zinxhiret qe jane glamour. Dhe spaletat gjithashtu, metal-glamour. E gjitha kjo, krijon nje miks shume avangard.

Ju e ideuat vete veshjen tuaj?

Ardi Asllani dhe une, punuam per veshjet tona duke u frymezuar nga stiliste goxha te njohur te botes, por nje nga idete qe me erdhi mua, per veshjen time, (jo per cunat, pasi per ta punoi Ardi), idene e kam marre ne Javen e Modes ne Milano, ku une isha prezent ne sfilaten e Fendit. Sapo u shfaq vajza qe kishte nje veshje me lekure dhe me copen krep, une i thashe Jonides: "me duket se e gjeta veshjen time". Dmth., une u frymezova per te krijuar lekuren me krepen e holle. Ne pafundesisht interpretojme, frymezohemi dhe le te themi, perngjasojme me trendet e botes, sepse ata jane njerezit qe krijojne idete e para, krijojne stilin, qe me pas, edhe njerezit e tjere i marrin dhe i pershtatin.

Jeni frymezuar nga Java e Modes ne Milano?

Ne kemi fatin e mire dhe te keq, qe te jemi te tunduar nga vitrinat e modes, dhe Java e Milanos ishte nje enderr qe ti e shikon ndoshta si te paprekshme, si te paarritshme, duke pare njerez ne rruge te perkedhelur nga veshjet e tyre, apo ne prapaskenat e sfilatave, i shikon kudo neper rruget e Milanos ate jave.

Ju jeni shume e pasionuar pas modes, keni menduar ndonjehere qe ta shtoni biznesin tuaj edhe me dicka qe ka lidhje me moden?

Jo, nuk e kam menduar, pasi eshte nje biznes shume i veshtire. Tirana, eshte nje qytet gjithsesi i varfer dhe eshte shume e veshtire qe te kesh nje dyqan me brand-e te kesaj kategorie, sepse nuk je ne Paris, apo ne Milano.

Edhe nje pyetje per performancen ne Festivalin "Kenga Magjike" ju lutem, pasi ishte vertet e vecante. A jeni mbeshtetur diku, edhe sa i perket performances skenike?

Jeta ime ka qene dhe vazhdon qe te jete e mbushur me kenaqesine e madhe te te degjuarit muzike. Idhujt ne adoleshencen time kane qene te shumte. Kane qene idhujt me te medhenj te botes. Ne kohen kur kam qene adoleshente ka pasur me pak banalitet se tani, sepse globalizmi ka bere qe gjithcka te jete me e shfrenuar dhe ne treg jane futur dhe i jane servirur degjuesit dhe shikuesit, te gjitha llojet e personazheve. Nderkohe, ne kohen qe une kam nisur te kendoj, seleksionimi ka qene akoma me i madh dhe me i rrepte. Dhe ne frymezoheshim nga me te miret e botes. Mund te permend emrat me te medhenj te muzikes rock, emrat me te medhenj te muzikes pop, te muzikes bluz dhe kuptohet kush jane ata te viteve `80-`90. Une kam pasur nje bagazh te jashtezakonshem ne mendjen time, ne endrrat e mia, ne trupin tim. Ky bagazh eshte i jashtezakonshem dhe ky bagazh eshte aty, mund te shkarkoje tani, mund te shkarkonte perpara dhjete vjeteve. Por e gjithe krijimtaria ime, gjithcka qe eshte Rovena Dilo, nuk eshte vetem me kete bagazh te madh qe me ka frymezuar, qe e kam adhuruar dhe qe me kane formuar shume mire. Une kam qene e mireinformuar nga gjithcka qe ka qene rreth meje. Emrat jane kaq te shumte, saqe une nuk po i rendis, sepse do me merrej fryma nga shpejtesia e te thenit permendesh te gjithe ketyre emrave. Pra, kjo jam une sot, e mbrujtur me kete game te madhe muzikore dhe artistesh te medhenj. Dhe nese une kam kercyer sot, eshte nje Rovena Dilo qe e ka te lindur. Une kam kercyer gjate gjithe jetes sime, pavaresisht se jo ne skene per shqiptaret. Ne vitin `93, kur une dola ne skene me kengen "Nese Naten vij", une kam kercyer realisht ne skene. Kam levizur nen ritmet e kenges dhe me pas, me jane besuar kenge te medha balada dhe nuk kam levizur me, sepse ai mision me eshte besuar. Keshtu qe nuk me vjen keq, do me vinte keq nese nuk do ta kisha realizuar ne kete lloj forme.

A do te kete nje tjeter kercim ne netet finale te festivalit dhe a do te jete edhe me i fuqishem ai?

Une mendoj se skena e madhe e "Kenges Magjike" do ta gjeje kete realizim akoma edhe me shumengjyresh, e do te jete edhe me festiv. Sepse skena e madhe e meriton nje feste akoma edhe me te madhe, dhe nje spektakel me te madh. Koreografi qe ka punuar koreografine bashke me mua, eshte nje Freestyler dhe eshte nje djale shume i pergatitur, eshte i gatshem qe ta pershtate stilin e tij me kercimin normal. Kemi punuar cdo dite dhe gati nje muaj, me kete rast, falenderoj edhe Zana Celen, e cila me vuri ne dispozicion sallen e kercimit ne shkollen e saj.

Ju ishit javen e shkuar ne Javen e Modes ne Milano, ku mikja juaj dhe kengetarja e njohur, Jonida Maliqi, u perzgjodh nga paparacet si vajza e veshur me bukur me stilin ‘Street style’. Ju si e shikoni ne pergjithesi stilin e veshjeve te vajzave shqiptare?

Atehere, nese do te kishim nje krahasim, do te thosha kam pare street style te veshjeve evropiane dhe street style-n e tmerrshem te vajzave ne Tirane (qesh). Ne te vertete nuk eshte gjithmone keshtu, pasi ka vajza ne Tirane qe kane nje stil te vetin te veshjes qe i shikon dhe mrekullohesh, dhe kupton prej ketij street style-it te tyre se jeton ne Evrope. Une mendoj qe edhe shqiptaret pas shume vitesh, do te jene gjithnje e me shume njerez me shije, ashtu sic ka shume femra trendy qe mundohen te adoptohen me moden ne bote.

Po te rinjte sot do te kene pas shume vitesh emra te medhenj te muzikes ku te frymezohen, pasi sot gjithcka eshte kthyer ne komercialitet?

Komercialiteti nuk eshte gje e keqe. Ne e ngaterrojme shpesh komercialitetin me banalitetin. Me kane thene ne intervista te ndryshme se kam dhene qe "jeni futur edhe ju ne komerc". Por te jesh komercial do te thote te shesesh, te te pelqejne njerezit. Nuk eshte keq te jesh komerciale. Por te jesh banale, pastaj ndryshon puna. Te jesh vulgare, te jesh nje copy-paste e shemtuar, kjo eshte keq, sepse po nuk je ne komerc, je demode, je jashte tregut. Domethene komercializem nuk eshte baraz me mosvlere, komercialitet do te thote te jesh ne treg, te jesh trend. Kurse banale, mund te jete nje shije e keqe qe duhet rregulluar. Nese Shqiperia ka tendencen drejt kesaj shijeje, tregon se kjo duhet rregulluar, duhet te punoje gjithe shoqeria per ta realizuar kete. Duhet te punoje media per kete, avangarda e shoqerise, po ashtu duhet te jete aktive per ta rregulluar kete shije. Hajde te mendojme se si do ta rregullojme te gjithe se bashku kete vulgaritet qe ka hyre ne jeten e te rinjve.

Nderkohe, ju personalisht cfare mund te benit per te ndryshuar dicka?

Artistet, njerezit publike, televizionet, politika, te gjitha keto, kane mundesi qe me frymen qe ato percjellin ne popull, ta orientojne ate me perpara drejt modernizimit ose mund ta lene ne vend me ate orientalizmin dhe fanatizmin qe na ka karakterizuar neve per shekuj me radhe. Atehere, secili nga ne, me iniciativen e tij personale e me kontributin e tij minimal, por qe gjithsesi, eshte nje tulle ne kete keshtjellen e madhe, mundohet qe te realizoje ne fund ate qe edhe ne te jemi nje popull i emancipuar dhe evropian. Une me nje performance, tjetri me nje veper arti. Dikush me nje fjalim, me nje shkrim, apo qofte edhe duke ecur ne rruge e duke i buzeqeshur njeri-tjetrit, duke hequr keto mllefet anadollake, keto fryrjet boshe, edhe keto jane nje hap me afer Evropes. Sigurisht, qe keto arrihen dite pas dite, jete pas jete, brez pas brezi, te duhet nje pune paksa e gjate qe te arrihet finalja e madhe dhe ne te jemi nje popull evropian. Ndoshta nuk do te jete per ne apo per femijet tane, por do te jete per niperit tane, sepse Shqiperia do t’ia arrije nje dite.

Ju udhetoni shpesh drejt Prishtines, cfare ju terheq aq shume atje?

Une shkoj shpesh atje, sepse kam miq, dhe duke pasur miq e bashkepunetore, ti krijon edhe pune duke shkuar atje. Nje here nje ftese, nje here nje takim. Kam shkuar per te pire nje kafe dhe qe eshte kthyer ne nje dreke me Armendin e Aiden. Kam edhe miq te tjere, qe me ftojne dhe kam shume deshire te shkoj. Rruga e Kombit, eshte lehtesimi me i madh qe u eshte bere ndonjehere ketyre dy kryeqyteteve shqiptare te nje kombi shqiptar dhe une shkoj me shume deshire atje. Ajo cfare me terheq mua ne Prishtine eshte fryma qe mbizoteron atje, sepse eshte shume e bukur.

Cfare fryme eshte ajo?

Eshte nje fryme totalisht evropiane, per shembull, kur ecen te kafet e vogla. Te duket sikur ata ndikohen shume nga britaniket dhe jane shume "british". Kjo me pelqen shume, sepse prishtinalinjte jane shume londineze. Une jam nje adhuruese e anglezeve dhe nje anglofile e flakte. Ndaj gjej ne Prishtine, nje moment shume frymezues per mua. Me duket sikur ata, meqenese duan shume Angline, me duan dhe mua dhe jane me afer meje. Nuk duhet te harrojme qe te pakten per momentin kjo fryme kompakte i mungon Tiranes.
Rovena Dilo
Ne Do Puthemi
[Teksti dhe Klipi]
(Yllka Selita/Koha Jone)

Komente 0