Rovena Stefa
  • Vendlindja:
  • Fier 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 40 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 27 Prill 1979
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♉ Demi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  165
Këndon kryesisht: pop

Rovena Stefa është këngëtare dhe autore këngësh. Ajo kaloi një fëmijëri të bukur e të paharruar ne qytetin e lindjes. Ne moshen 5-vjecare debuton per here te pare ne nje konkurs kombetar te fjales artistike, ku vleresohet me cmimin e pare. Shkollen e mesme te gjuheve te huaja ne profilin "frengjisht", e kreu ne Elbasan. Kur ishte vetem 16 vjec, ajo paraqitet ne nje koncert pervjetor te shkolles "Luigj Gurakuqi". ketu ajo kendon per here te pare ne publik (kenge te idhullit te saj, Mariah Carey "Without you"). Jetoi ne Fier deri ne moshen 14 vjec dhe pastaj u tranferua ne Elbasan ku ka mbaruar dhe Shkolllen e Larte te Drejtesise si dhe Studimet e larta per gjuhet e huaja i beri ne Elbasan. Aktivizohet ne teatrin "Skampa" te Elbasanit ne te gjitha shfaqjet kulturore te tij.

Ne pranvere te vitit 1996 fiton çmimin e pare "Princesha e Maratones se Kenges" per shkollat e mesme. Pas nje muaji behet pjesemarrese dhe fituese e çmimit te 2-te ne "Koncertin e Pranveres '96", me kengen "Mashtrim qe nuk te vret", kompozuar nga Edmond Rrapi, me tekst te Alqi Boshnjaku, me te cilen Rovena u lidh ne nje bashkepunim te metejshem te suksesshem per publikun dhe kritiken shqiptare.

Në Dhjetor 1997, Rovena Stefa merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën "Plaku I Vjetër".

Në vitin 1998, Rovena Stefa merr pjesë në Festivalin "Pranvere '98" me kengen "Nje gjethe me nis", e kompozuar nga Liman Maloku dhe qe u be hit ne muziken shqiptare.

Në Nëntor 1999, Merian Gjata & Rovena Stefa marrin pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën "S'jam Imazh", ku fiton çmimin e Interpretimit me te mire.

Në Dhjetor 1999, Rovena Stefa & Merian Gjata marrin pjesë në Festivali i 38-të në RTSH me këngën "Streha E Shpirtit", e orkestruar dhete kompozuar nga Edmond Rrapi.

Në Nëntor 2001, Rovena Stefa merr pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën "Endrra Ime".

Në Dhjetor 2001, Rovena Stefa merr pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën "Vjen Me Eren".

Në Qershor 2003, Rovena Stefa merr pjesë në VFM 2003 me këngën "Dua... (Si Ja Ben Pa Mua)".

Me 11 qershor 2002, Rovena Stefa publikon albumin e parë "Bie Debore". Kenga "Djaloo ti me ben magji" u be edhe hit i veres dhe i hapi dyert jo vetem Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni, por dhe jasht kufijve.

Në vitin 2002, Rovena Stefa publikon albumin "Ti Vetem Ti".

Ne maj 2002 prezantohet, pas nje sere turnesh e konceptesh perpara publikut te ngrohte kosovar, ne Festivalin Tradicional te Prizrenit "Zambaku i Prizrenit", ku dhe vleresohet me cmimin e pare.

Në vitin 2003, Rovena Stefa publikon albumin "Paraja".

Në Dhjetor 2004, Rovena Stefa merr pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën "Kthehem Prapë".

Në Prill 2005, Rovena Stefa merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Jam ëmbëlsirë".

Në vitin 2005, Rovena Stefa publikon albumin me te shitur ndonjehere ne Shqiperi "Dasma". Kenga me te njejtin titull u be nje hit i madh per te gjithe Shqiptaret ne Kosove dhe Diaspore. Gjithashtu kenge si "LLokum", "Hej hej", "Adrese pa Emer" dhe "A po vjen me mue" paten sukses gjithashtu.

Në Dhjetor 2006, Rovena Stefa merr pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me këngën "Ti Më Do".

Në vitin 2006, Rovena Stefa publikon albumin "Llokum".

Në Qershor 2008, Rovena Stefa merr pjesë në Polifest 2008 me këngën "Keta Te Dy".

Më datë 3 Nëntor 2008, Rovena Stefa & Altin Shira publikojnë videoklipin "Per Nje Kafe".

Në Dhjetor 2008, Rovena Stefa merr pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Burr Te Martuar Dashurova".

Në Dhjetor 2008, Rovena Stefa merr pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Lum E Lum".

Në Korrik 2008, Rovena Stefa merr pjesë në Çelësi Muzikor 2 me këngën "Lum E Lum".

Në vitin 2008, Rovena Stefa publikon albumin "Lum, Lum".

Ne vitin 2009 dolen ne treg videot "Malli", dhe "Rrofte Shqipja dhe Vatani" te cilat momentalisht jane shume te kerkuara nga shqiptaret.

Më datë 11 Janar 2010, Rovena Stefa publikon videoklipin "Tundi Vallet".

Në Maj 2010, Rovena Stefa merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "E Gjej", në bashkëpunim me Irva Stefa.

Në Qershor 2010, Rovena Stefa merr pjesë në Polifest 2010 me këngën "Une Nuse Nuk U Bena".

Në Dhjetor 2010, Rovena Stefa merr pjesë në Nota Fest 2010 me këngën "Gjenerali".

Në Tetor 2011, Rovena Stefa merr pjesë në Zhurma Show 2011 me këngën "Mallkuar".

Në Qershor 2011, Rovena Stefa merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 me këngën "Mallkuar".

Në vitin 2011, Rovena Stefa publikon albumin "Degjo Rovin".

Më datë 17 Tetor 2012, Rovena Stefa & Sala Jashari publikojnë videoklipin "Amaneti".

Më datë 30 Tetor 2012, Rovena Stefa publikon videoklipin "Rrofte Shqipja Dhe Vatani".

Në vitin 2012, Rovena Stefa publikon albumin "Gëzimi I Dasmave".

Më datë 12 Mars 2013, Rovena Stefa publikon videoklipin "Hajde Ti", në bashkëpunim me Elton Kadrija.

Më datë 21 Dhjetor 2013, Rovena Stefa publikon videoklipin "E More Per Letra (Malli 2)". Muzika e këngës u punua nga vetë Rovena Stefa, teksti u shkrua nga vetë Rovena Stefa. Videoklipi u prodhua nga Rovi Production.

Në vitin 2014, Rovena Stefa publikon albumin "Boll Me Lojna".

Më datë 9 Maj 2015, Rovena Stefa publikon videoklipin "Vete Me The Te Dua", në bashkëpunim me Toni.

Në Tetor 2017, Rovena Stefa merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "Veç Nje Jete".

Më datë 14 Shkurt 2018, Rovena Stefa publikon videoklipin "Unaza". Teksti u shkrua nga Gent Fatali, Rovena Stefa. Për orkestrimin u kujdes Alandy.

Më datë 29 Dhjetor 2018, Rovena Stefa publikon videoklipin "Mikja Ime" dhe është kujdesur vetë për prodhimin e këngës. Teksti i këngës u shkrua nga Avni Qahili.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  luleesma    ALDOooo  

Motra e

Irva Stefës

Profili

Facebook

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Rovena Stefa »