TEKSTESHQIP
Rozana Radi - Ma Thuaj Ti
Rozana Radi
Ma Thuaj Ti

Kënga është kompozuar nga Elgit Doda.
Teksti :: Song Lyrics
Mjaft, mos më bërtit të lutem.
Nuk jam fajtore nëse ti s'më do.
Mbyllma derën, asnjëherë nuk futem.
Në sy të vajzës keq mos më trajto.

Netëve dëgjoj kur ti asaj i thua,
se unë nuk jam, nuk jam për ty.
E unë vdes çdo ditë pa e jetuar,
se u çmenda për ty.


Ref.:

Ma thuaj ti sa vlen tani kjo jetë për mua.
Thuaja ti fëmijës tonë që nuk ju dua.
Thuaja ti sa shumë unë ty të kam duruar,
thuaja ti...

Ta them unë ty ku e gjej forcën për t'u çuar.
Ta them unë ty kush është motiv për të jetuar.
Ma thuaj ti pse një baba është i munguar,
Ma thuaj ti...


Mjaft, mos bërtit të lutem.
Nuk jam fajtore nëse ti s'më do.
Mbyllma derën, jo nuk futem,
në sy të vajzës keq mos më trajto.

Sa e varfër zemra jote.
Tani mbaroi, asgjë nuk vret.
Të ndjek vetëm hija jote.
Ta them në sy, do di t'ia dal dhe vetë


Ref.:

Ma thuaj ti sa vlen tani kjo jetë për mua.
Thuaja ti fëmijës tonë që nuk ju dua.
Thuaja ti sa shumë unë ty të kam duruar,
thuaja ti...

Ta them unë ty ku e gjej forcën për t'u çuar.
Ta them unë ty kush është motiv për të jetuar.
Ma thuaj ti pse një baba është i munguar,
Ma thuaj ti...


Të ishe ti...
Në vendin tim njëherë.
Të dije si ish dhimbja,
kur jetën tënde unë sillja në jetë

Të ishe ti...
Por ti nuk ishe asnjëherë.
Të fala i mallkuar,
por vetëm këtë herë.


Ref.:

Ma thuaj ti sa vlen tani kjo jetë për mua.
Thuaja ti fëmijës tonë që nuk ju dua.
Thuaja ti sa shumë unë ty të kam duruar,
thuaja ti...

Ta them unë ty ku e gjej forcën për t'u çuar.
Ta them unë ty kush është motiv për të jetuar.
Ma thuaj ti pse një baba është i munguar,
Ma thuaj ti...

Ma thuaj ti!

DËRGOI:
Komente 1