Rudi: U Ktheva Nga Amerika Dhe Synoj Politikën
9-12-2012
Në vitet 2000 kur rreperi sapo filloi të lëvrohej në Shqipëri, të paktë ishin rreperët e parë, mes të cilëve edhe Rudi. Me këngën "100% shqiptar", Rudi në 2003-in preku shumë pikën e dobët të shqiptarëve, – patriotizmin. Të njëjtën gjë e bën edhe në 100- vjetorin e Pavarësisë. Po çfarë ka bërë Rudi gjatë këtyre viteve mungese në skenë? E rrëfen në një intervistë për "Bluetooth".
Përse u rikthyet në muzikë me një këngë patriotike?
Ka disa arsye. E para, doja të isha pjesë e festës sonë historike. E dyta, pasioni për muzikën nuk më është shuar kurrë. E treta, doja të kënaqja ata njerëz të cilët janë rritur me këngët e tekstet e mia e që vazhdimisht kërkonin diçka nga unë. E katërta, kjo këngë ishte një mundësi e mirë për të lëshuar ca mesazhe që mendoj se duhet t'i dëgjojnë e më pas t'i shpërndajnë të gjithë shqiptarët.
Çfarë keni bërë gjatë këtyre viteve mungesë?
Kam jetuar në Amerikë. Atje kam pasur angazhime familjare dhe studentore, pasi në maj të këtij viti u diplomova me rezultate të shkëlqyera në Shkenca Politiko-Sociale.
Ju u rikthyet në vëmendjen e publikut me një këngë e cila është dëgjuar edhe më parë; përse?
Po, është e vërtetë që është ribërë, pra për mua nuk është e njëjta këngë dhe dua që ata që kanë dëgjuar versionin e parë të dallojnë diferencat e dukshme me versionin e dytë. 100-vjetori ishte një shtysë e madhe për ta ribërë këtë këngë. Unë, kur e kam publikuar në vitin 2003, në një ditë të zakonshme për Shqipërinë, përse të mos e bëja në një ditë historike?
Mendon se u abuzua pak me festën edhe nga këngëtarët të cilët lançuan këngë patriotike gjatë kësaj kohe?
Nuk e di nëse abuzuan. Në muzikë nuk mund të vihen korniza. Unë jam mbështetës i çdo lloj mendimi ose frymëzimi që i bashkëngjitet festës pa e dëmtuar atë. Mund të ketë një pjesë të artistëve që e panë si një mundësi të mirë biznesi e që do t'i ndihmonte në karrierën e tyre muzikore, por cilatdo qofshin qëllimet, produksioni duhet të jetë cilësor e të godasë. Mundësia për të goditur fort në art është atëherë kur frymëzimi vjen natyrshëm.
Përse vendosët ta linit Amerikën e të ktheheshit në Shqipëri?
Unë vendosa të kthehem, sepse dua të jap një kontribut në jetën politike në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë për çdo lloj kontributi efikas në shërbim të rritjes të mirëqenies së njerëzve. Unë kisha mundësi të qëndroja në SHBA, por besoj se Shqipëria ka shumë më tepër nevojë sesa SHBA për të rinjtë të cilët kanë diçka për të dhënë. Për më tepër, njerëzit e mi, miq e të njohur, më kanë ofruar gatishmërinë dhe dashurinë e pakushtëzuar, çdo herë që kam ardhur me pushime gjatë këtyre viteve.
Ku e ke ndjerë veten më shumë shqiptar, në Shqipëri apo në Amerikë?
Në Amerikë e kam ndjerë më shumë. Atje më duhej ta thoja shpesh që jam shqiptar. Njerëzit atje dallonin theksin e huaj dhe më pyesnin nga vija. Unë, jo vetëm që u përgjigjesha, por u bëja një përshkrim të shpejtë të Shqipërisë dhe të të mirave që ofron ky vend.
Të ka ndryshuar Amerika në karakter?
Sot unë jam nënshtetas amerikan dhe kam detyrime e përgjegjësi ndaj shtetit amerikan, të cilin e respektoj dhe e admiroj. Të jetuarit atje më ka rritur respektin dhe besimin për veten. Personaliteti im ka ndryshuar pozitivisht e sot ndihem më i kompletuar. Të jetosh në atë lloj diversiteti të zhvillon tolerancën e mirëkuptimin. Ke më shumë dashuri për njerëzit e të zhduken paragjykimet. Mëson të përshtatesh e të zhvillosh fleksibilitetin në komunikim e ndërveprim.
Cili është leksioni më i mirë që të ka dhënë jeta në Amerikë?
Merr çdo oportunitet që të jepet. Vlerësoje dhe ji në kërkim të oportuniteteve të reja.
Çfarë të ka mësuar Amerika?
Para se të shkoja në Amerikë, kam qenë më i rrëmbyer, më i nxitur, i dedikuar tërësisht pas muzikës e ëndrrave të asaj kohe. Sot ndjej që kam ndryshuar. Kam informacion e dije të bollshme, jam më i shtruar e i duruar. Ëndrrat kanë ndryshuar e muzika nuk është i vetmi prioritet.
Me çfarë merresh aktualisht?
Unë jam i vëmendshëm ndaj ngjarjeve politike, ekonomike, sociale e kulturore që ndodhin në Shqipëri. Lexoj përditë, shkruaj rrallë e informohem çdo ditë. Nuk kam një angazhim me kohë të plotë diku, por gjej mënyra produktive për ta mbushur ditën.
Po muzika, ç'vend ka sot te ju, e shihni si pasion apo profesion?
Muzika sot për mua është pasion. Unë kam besim që mund të jap shumë, dhe jo vetëm në muzikë.
Ka ndryshuar mënyra e të prodhuarit muzikë nga fillimvitet 2000, atëherë kur ju keni qenë më aktiv në tregun muzikor?
Po, ka ndryshuar. Në kohen kur unë bëja muzike, rrjetet sociale nuk ishin, e youtube po ashtu. Sot është bërë e mundur që në çështje sekondash produkti yt të jetë i gjithëpranishëm. Nga ana tjetër, kjo u ka dhënë mundësi shumë artistëve të lançohen e të publikojnë e reklamojnë produksionet e tyre. Por, jo vetëm të talentuarve ama. Arena publike është e hapur edhe për ata që nuk ofrojnë produksione me vlera. Megjithatë, jam i mendimit që media ka pushtet e rol kritik në promovimin dhe selektimin e artistëve cilësorë. Sot vërej që ka shumë këngëtar/e që nuk e kuptojnë që po ofrojnë diçka që nuk mbart asgjë emancipuese ose të vlefshme. Gjykoj që artistët duhet të priren nga cilësia. Ta ushqejnë publikun me "gjetje" e jo me "mbetje".
Në vitet 2000 keni qenë shumë i famshëm, sot ndoshta jo dhe aq; të vjen keq?
Famën nuk e kam qëllim në vetvete. Nuk jam lindur i famshëm, nuk jam rritur me famë. Kam jetuar pa famë dhe ka qenë një periudhë mjaft frytdhënëse për mua.
Të vjen keq që ndoshta një pjesë e publikut të ka harruar?
Disa mund të më kenë harruar, por pjesa më e madhe nuk besoj.
Nga eksperienca juaj personale, cilat janë disa cilësi që femrat vlerësojnë te ti si mashkull?
Unë gjithmonë kujdesem për veten, por përgjigjen më të mirë e japin femrat. Unë u nisa në Amerikë i shtyrë nga një lidhje shumë serioze. Unë kam qenë për 5 vjet i angazhuar tërësisht në një lidhje e cila në fund nuk funksionoi. Para kësaj lidhjeje gjërat kanë qenë më ndryshe në raport me femrat.
Si i shihni femrat shqiptare sot?
Femrat janë kërkuese, por ka shumë që kërkojnë gjërat e gabuara. Sot në Shqipëri femrat(pa e kuptuar mbase) kërkojnë vetë të jenë të varura nga meshkujt, pasi kam vënë re që ka një tendencë në rritje te vajzat që kërkojnë të mira materiale nga mashkulli/partneri. Ndërkohë, në shumë vende e shumë shoqëri, femra kërkon e punon të jetë sa më e pavarur, që të jetë e lirë në vendimmarrje e t'i lërë më shumë hapësirë raportit emocional.
Cili është tipari kryesor që ju dallon në raport me femrat?
Sinqeriteti. Më pëlqen të flas hapur, edhe pse ndonjëherë keqkuptohem.
Si do ta përshkruanit femrën?
Femra është në qendër të ekzistencës së njerëzimit. Femra na jep të gjithave diçka nga vetja që në fazën kur ne rritemi brenda saj. Personaliteti i çdo njeriu është i lidhur ngushtmërisht me emocionet femërore e unë kam respekt e dashuri pafund për femrën.
Fizikisht, cila është femra ideale për ju?
Jessica Alba.
Cili është tipari kryesor që vlerësoni te një femër?
Nuk e fsheh që më pëlqen kur femra merr e para iniciativën.
Momentalisht, jeni i dashuruar?
Aktualisht jo.
Thuhet që mashkulli dashuron vetëm një herë në jetë; ju, jeni dakord me këtë filozofi?
Kjo është një pyetje që nuk mund të ketë një përgjigje të prerë. Dashuria është e paparashikueshme. Për shembull, mund të ndodhë që dashuron dy herë të njëjtën femër.

Rudi
100% Shqipetar 2012
[Teksti dhe Klipi]
(Bluetooth)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0