TEKSTESHQIP

A Mund Ta Padisë “Peta“ Ryva Kajtazin?

6-1-2015
A Mund Ta Padisë “Peta“ Ryva Kajtazin?
Ryva Kajtazi tash e një kohë ka hapur dyqanin e saj më të ri "Ryva Dresses" në qendrën tregtare Grand Store në Prishtinë. Butiku i saj "Ryva Dresses" posedon veshje të markave të njohura si 'Tarikediz' dhe 'Jovani'.

Në "Op Labi Party 2014" Ryva ishte paraqitur me një fustan të bardhë me copë ledhi origjinal të kafshëve në krahërorin e saj. Në rrjetet e saj sociale si Facebook & Instagram këngëtarja reklamon vazhdimisht veshjet më të reja të cilat mund të gjenden në dyqanin e saj.
Gjatë stinës së dimrit Ryva ka reklamuar më së shumti bundat dhe veshjet e dimrit me lëkurë origjinale prej kafshëve. Siç duket këngëtarja e preferon shumë leshin e kafshëve përderisa edhe vetë e përdor mjaft shpesh.
Por a e di Organizata ndërkombëtare "Peta" për mbortjen e kafshëve se Ryva e përdor kaq shumë leshin e kafshëve. Nëse ata do e dinin me siguri që do e gjykonin dhe ndoshta edhe mund ta padisnin?
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0