TEKSTESHQIP
Sabri Fejzullahu - Te Pershendes
Sabri Fejzullahu
Te Pershendes

Projekti muzikor paraqitet para publikut i realizuar me profesionalizëm edhe me videoklip, i cili u përgatit nga MProduction. Videoklipi u publikua me datë 17 Qershor 2018. Kompozimi dhe teksti është sjellë tek publiku nga Kreshnik Avdiu, teksa këngën e orkestroi Ardian Kastrati.
Teksti :: Song Lyrics
Ah, sa po du me t'pa
qoftë në ëndërr vetëm një herë
s'ka une e di që s'ka
ska njeri si ti që në këtë tokë ka shkelë

Ajo fytyrë ndriçonte qytetin
e buzëqeshja mahniste lypësin dhe mbretin
Ishte ti që erdhe si mëshira
ma dallove të keqen nga e mira

REF. 2x:
Të përshëndes dhe për ty qaj
dhe emrin tënd në zemër e mbaj
Të përshëndes me dashni
derisa të vdes

Ti me m'dhan ujë me pi
e pres ditën plot përmallim
ty me t'pa sy me sy
Shpirti im kërkon e kërkon pa pushim

Ajo fytyrë ndriçonte qytetin
e buzëqeshja mahniste lypësin dhe mbretin
Ishte ti që erdhe si mëshira
ma dallove të keqen nga e mira

REF. 2x:
Të përshëndes dhe për ty qaj
dhe emrin tënd në zemër e mbaj
Të përshëndes me dashni
derisa të vdes
Komente 0