Sajmir Braho
Ajer
Ajer
Për këngën ka punuar kompozitori Ilir Dangellia, teksti u shkruajt nga Irma Kurti & Sajmir Braho, ndërsa autor i orkestrimit është Endri Sina.
Teksti :: Song Lyrics
Më në fund mahnitur nga dritat
marr frymë në këtë ajër të ri.
Të shijoj lirinë time të bekuar
ku smë njeh, s'do t'më njohë njeri.
Në tokë të shkretë rrjedh kënga e jetës,
kënga e vetmisë,
me tingull të gjatë në shiun e butë
natën vonë në rrugë në qytetin tim
dhe kujtimet e mia të më ngjiten në trup.
Ref:
Do të jetoj, do t'i mbyll sytë e mi këtu
me këta njerëz të shtrenjtë që s'i kuptova kurrë.
Do të vrapoj, do të fshij lotët ashtu pa ngut,
një fjalë të ngrohtë, dikur do ma thonë.

- Publikimi: 26/12/2011
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
- Muzika:
- Orkestrimi:
Komente 0