>
BIOSHQIP

Sajmir Morina, Pas Bashkëpunimit Me Florin, Këngë Për Të Pagjeturit

04-11-2012
Këngëtari Sajmir Morina ka bërë të ditur se pas bashkëpunimit të suksesshëm me Flori Mumajesin, tashmë ka përfunduar realizmin e këngës së re, e cila u kushtohet personave të pagjetur.
"Tani kam përfunduar edhe projektin më të ri me Korab Shaqirin, ku behet fjalë për këngën e radhës që ua kam dedikuar personave të pagjetur, melodinë, aranzhmanin dhe orkestrimin e të cilës i ka bërë Korab Shaqiri", ka deklaruar Sajmiri.

Gjatë verës ai ka realizuar këngën "Ti je ndjenjë" që është një bashkëpunim me producentin e njohur nga Shqipëria, Flori Mumajesi.

"Kemi qenë shumë moti në bisedime me Florin dhe e kisha ëndërr që të bashkëpunoj me një producent kaq të mirë, me të cilin pata nderin të punoj. Muzika e këngës është bërë nga Flori përderisa miksimin dhe incizimin e ka bërë Dj Zzap and Chriss. Edhe pse ishte pak i lodhshëm ky bashkëpunim për shkak se disa herë me është dashur të udhëtoj në Tiranë. Mendoj se ia ka vlejtur, pasi që kënga është pritur shumë mirë nga gjithë adhuruesit e muzikës sime", ka deklaruar këngëtari.

Sajmiri nuk e mohon edhe pjesëmarrjen e tij nëpër festivale, ndërkohë që është duke përgatitur një baladë me një kompozitor të njohur nga Shqipëria. Deri me tani, ai ka realizuar gjashtë këngë, ndërsa thotë se po punon për realizimin e një albumi që pritet ta lansojë në vitin e ardhshëm. Nga projektet e tij të ardhshme, përmend edhe bashkëpunimin me një reper të njohur.
(Telegrafi)

Sajmir Morina, Pas Bashkëpunimit Me Florin, Këngë Për Të Pagjeturit