>
BIOSHQIP
Biografia
Ne moshen 10 vjecare e dashuruar pas muzikes, Semi shenon pjesmarrjen e pare ne nje kompeticion zyrtar te muzikes,“Festivalit Kombetar te Femijeve” Shkoder. Per 3 vite me rradhe nder te cilat 2vitet e para ajo ka qene pjese e finales se ketij kompeticioni (aso kohe I rendesishem), ndersa ne moshen 13 vjecare ne po te njejtin festival ajo shpallet si kengetarja me e mire. Me pas kjo ambicje per muziken konkretizohet ne Liceun Artistik “Jordan Misja” ku Semi Jaupaj nisi dhe perfundoi studimet per Kanto.

Debutimi I saj ne muziken moderne ishte në Maj 2010, Semi Jaupaj merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "Afer Meje". Disa muaj me pas ajo merr pjese ne talent – shown “Star Akademi”, gare ne te cilen fitoi vendin e 2te si kengetare.

Në Nëntor 2010, Semi merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Energji Pozitive", kenge nga Bojken Lako e qe u kualifikua ne Gjysme Finale.

Në Dhjetor 2010, Albi Xhepa & Sam Jaupaj marrin pjesë në Festivali i 49-të në RTSH me këngën "Drite", duet qe u vleresua si kenga me e mire e Kategorise se te Rinjve duke dale ne finale.

Semi formoi nje grup ne perberje te se ciles dominojne vajza. 4 vajza dhe nje djale formojne Grupin "Grifshat". Me Grifshat Semi mori pjese ne "Kenga Magjike" ku doli deri ne gjysem finale me kengen "Jashte lekure nuk do dal".

Nje tjeter pjesmarrje ka qene ajo e festivalit te RTSH me grupin prej 9 vetesh, me banden e Bojken Lakos dhe me Grifshat ku kendoi kengen "Te zakonshem" duet me Bojken Lakon. Grupi quhej "BOJKEN LAKO & BREZA". KENGA DOLI NE FINALE dhe u pozicionua ne vendin e 10.

Në vitin 2012, Semi me grupin e saj "Grifshat" ka shenuar pjesmarrjen e dyte ne "Top Fest 9" me kengen "Pafundsi". Kenga u kualifikua deri ne gjysem finale.

Në Nëntor 2013, Semi Jaupaj merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Vetem".

Në vitin 2014, Semi Jaupaj ishte finaliste në The Voice Of Albania 4.

Më datë 7 Korrik 2014, Vin Veli publikon videoklipin "Without You", në bashkëpunim me Semi Jaupaj.

Në Shtator 2015, Semi Jaupaj merr pjesë në Kënga Magjike duke u rikthyer për herë të pestë Semi Jaupaj. “Veç lotët”, një krijim i Eriona Rushiti, flet për një dashuri të humbur, që nuk i ka mbatur asgje “veç lotët”. Sipas Semit kjo këngë do të pëlqehet sepse bashkimi mes femrave gjithmon ka rezultuar i suksesshëm. Në javën e dytë të “Këngës Magjike”, Semi Jaupaj ishte së bashku me këngëtarë të tjerë që prezantuan këngët e tyre në edicionin e 17-të të “Këngës Magjike”

Më datë 31 Maj 2019, Bulza publikojnë videoklipin "Colours", në bashkëpunim me Semi Jaupaj. Muzika e këngës u punua nga ParadoX.

Në Maj 2021, Semi Jaupaj merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Jetike".

Më datë 15 Shkurt 2022, Semi Jaupaj publikon videoklipin "Mos U Kthe". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Yll Limani. Produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.

Më datë 18 Maj 2022, Semi Jaupaj publikon videoklipin "Ani". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Yll Limani. Produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.

Më datë 26 Maj 2022, RØN publikon videoklipin "All Your Lovin", në bashkëpunim me Semi Jaupaj. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Dafina Zeqiri & RØN kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Dafina Zeqiri, Elinel & RØN. Videoklipi u prodhua nga Entermedia, ndërsa produksioni audio u realizua nga Deard Sylejmani.

Në Maj 2022, Semi Jaupaj merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 22 me këngën "Mos U Kthe".

Më datë 24 Shtator 2022, Semi Jaupaj publikon videoklipin "Nah". Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.

Më datë 7 Dhjetor 2022, Semi Jaupaj publikon videoklipin "Si Une". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi.

Më datë 25 Maj 2023, Semi Jaupaj publikon videoklipin "Autostrade". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Yll Limani. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.

Më datë 16 Qershor 2023, Semi Jaupaj publikon videoklipin "Lova". Muzika dhe teksti i kësaj kënge, vijnë të realizuara në bashkëpunim nga Tonic & Denk, ndërsa për arranzhimin janë kujdesur DjR & Dj Bannzz. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Panda Music.

Më datë 11 Janar 2024, Semi Jaupaj publikon videoklipin "Lulet". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Armend Rexhepagiqi. Produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.

Më datë 17 Mars 2024, Emra Brah & Semi Jaupaj publikojnë videoklipin "Fotografia". Muzika dhe teksti i kësaj kënge, vijnë të realizuara në bashkëpunim nga Emra Brah & Elgit Doda, ndërsa për arranzhimin janë kujdesur Frensi & Xhoni Beats. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.