>
BIOSHQIP

Seven Saraqi, Serish I Nominuar Ne VFM

17-05-2012
Këngëtari i cili karriërën e tij muzikore e ka shtrirë tashmë në Amerikë, ku edhe është duke jetuar, Seven Saraqi, edhe këtë vit është i nominuar me këngën "She got me", këngë kjo në bashkëpunim me Vig Poppa, në Video Festin Muzikor 2012.

Por artisti duke qenë shumë i angazhuar në Amerikë, më muzikën dhe shkollën, nuk dihet nëse do të mund të jetë i pranishëm në ndarjen e cmimeve më 5 qershor. Kujtojmë që vitin e kaluar Seveni ka qenë i nominuar me këngën e tij të parë "Mos Shko", ndërsa këtë vit me këngën e lartpërmendur ai është nominuar në kategorinë më të mirë të muzikës RnB.

Djaloshi tani për tani vazhdon të ketë oferta dhe kontakte me producentë të famshëm amerikanë, të cilët ka marrë nota pozitive dhe shumë shpejt pritet të sjellë hitet e para. Ndërsa ne urojmë shumë suksese Sevenit, dhe duam që pas Rita Orës të jetë këngëtari i parë shqiptar që do të pushtojë edhe top listat amerikane.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Seven Saraqi, Serish I Nominuar Ne VFM