TEKSTESHQIP
Shaqir Cërvadiku & Haki Godanci - Pritna Nanë Shqipni
Shaqir Cërvadiku & Haki Godanci
Pritna Nanë Shqipni

Muzika e këngës u kompozua nga Kolë Susaj, tekstin e shkroi Milaim Islami, ndërsa për orkestrimin punuan Burim Krasniqi & Leutrim Gashi. Në mënyrë që të pritet sa më mirë, produkti i ri për të cilin po flasim, u servir tashmë si dhuratë para një audience më të gjerë i punuar shumë bukur me anë të një videoklipi, për produksionin e të cilit është bashkëpunuar me MProduction. Kjo video premierë erdhi në platformat online me datë 6 Qershor 2016 dhe duke filluar qysh nga dita e parë komentet ishin goxha pozitive.

Teksti :: Song Lyrics

Çun Lajçi: "Ku po i doni kafet oj shoqni e vjeter?"

Grupi: "Te Nana Shqipni ose kerkund tjëter!"

Shaqa:
Nji zeshkane emrin Vlora, më flamur në dorë,
kafen me shoqnin-e, Vlora e don në Vlorë.

Haki:
ALbulen më fat, ty moj t'paqa ngat,
Berat e kam emrin, du me shku n'Berat.

Shaqa:
Po dy kaqurrelet tona, kafet ku po'i dojn?
Saranda n'Sarandë-e, Valbona n'Valbonë.

Haki:
Dy te dashuruve, mirë po u ec puna,
te shkojm ku bashkohen, Drini edhe Buna.

S'bashku:
Pritna pritna, Nanë Shqipni.

Pritna pritna se po vijm.

Jemi nis për nji kafe,
por më shumë do t'rrijm.

Pritna pritna, Nanë Shqipni. (pritna pritna)

Pritna pritna se po vijm. (pritna pritna)

Dojm me'i pa emnat tonë,
sa bukur na rrijn.

Shaqa:
Dy bjondina t'bukra, sy t'kaltra si deti,
Kastriotin e Tomorrin, i marrin me veti.

Haki:
Dy djemve Sokola, bjeshka ju pelqen.
Korabi n'Korabe, Shkelzeni n'Shkelzen.

Shaqa:
K'shtu e don rinia, ka deshira plotë.
Te shkojm n'Labinote, n'Shkumbin e n'Milot.

Haki:
Dikush don nji lum, një malë një qytet.
Kush jau dha k'ta emna, qoftë beku përjetë.

S'Bashku:
II: Pritna pritna, Nanë Shqipni.

Pritna pritna se po vijm.

Jemi nis për nji kafe,
por më shumë do t'rrijm.

Pritna pritna, Nanë Shqipni. (pritna pritna)

Pritna pritna se po vijm. (pritna pritna)

Dojm me'i pa emnat tonë,
sa bukur na rrijn. :II

Kontribuan:
Liridon
Komente 0