TEKSTESHQIP
Shemi (Ilirët) - Turgaj Gashi
Shemi (Ilirët)
Turgaj Gashi

Pasi u përzgjodhën bashkëpuntorët dhe u kurua çdo aspekt, ky projekt prezantohet tek shikuesit në prizmin vizual edhe me videoklip, i cili u publikua më 8 Nëntor 2015. Melodia dhe teksti është marrë përsipër nga Besim Bunjaku, teksa autor i orkestrimit është Ardian Kastrati.

Teksti :: Song Lyrics

Po thërret nana ku e kam djalin,
Ku e kam trimin Turgaj Gashin!
Ku e kam djalin,o ku ka mbet,
Zani i tij ma nuk më thërret!

Ref.
Më dëgjo moj nana jem,
Veç nje fjalë une po ta them ,
Bashkë me shokë jam betu ,nëse vdes moj qaj per mu
Jam Prishtinë ,jam n'Dardanë
Jam Koshare, jam Gllogjan
Jam Vushtrri e jam Gjakovë
Gjaku im eshte n'Kumanovë...

Turgaj Gashi ,more vëlla
Pushka jote po leshon za
Luftojnë trimat si luana,
Si këta burra nuk bon nana

Ref.
Më dëgjo moj nana jem,
Veç një fjalë unë po ta them ,
Bashkë me shokë jam betu ,nëse vdes moj qaj per mu
Jam n'Prishtinë ,jam n'Dardanë
Jam Koshare jam Gllogjan
Jam Vushtrri e jam Gjakovë
Gjaku im është n'Kumanovë...

DËRGOI:
Komente 0