TEKSTESHQIP

Sherif Merdani, Nderi I Qytetit Te Korces

27-4-2012
Sherif Merdani, Nderi I Qytetit Te Korces
Në një ceremoni festive në sallen e Teatrit "A.Z.Cajupi" Korce, u nderua me titullin "Nderi i Qytetit te Korces" kengetari i mirenjohur i muzikes se lehte shqiptare, Sherif Merdani, me motivacionin, per kontribut te spikatur interpretimin e kenges se lehte shqiptare dhe asaj qytetare korcare si dhe per rezistence dhe aspirata te larta per liri e demokraci. Me kete rast, kengetari falenderoi pjesemarresit e shumte dhe Keshillin Bashkiak te Korces, per nderin qe i bene, me nje koncert te vertete live, i shoqeruar nga djali i tij i talentuar Gerald Merdani.

Sherif Merdani lindi ne Korce me 5 maj 1940, ne nje familje me tradita atdhetare. Studimet e para i kreu ne vendlindje, per mesuesi ne vitin 1957 ku thithi edhe nektarin e serenates korcare. Punoi si mesues fillimisht ne Vendreshe te Skraparit e me pas, pas mbarimit te studimeve te larta, u emerua mesues ne Orenje, Cermenike, Librazhd. Ne vitin 1973, pas pjesmarrjes me sukses ne Festivalin e 11 te muzikes se lehte ne RTSH, arrestohet dhe denohet nga regjimi monist ne fillim me 2 vite burg, qe me pas, me ridenimet e njepasnjeshme, shkuan ne 18 vite denim, prej te cilave beri 16 vjet vuajtje ne burgjet famekeqe te Spacit, Burrelit, Qafe Barit,etj.

Ai njihet si këngetar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini.
Në vitet '90-te ka punuar si diplomat në ambasadën shqiptare në Rome.

Disa nga këngët e tij të asaj kohe janë, Kartolina, A do vish sivjet në plazh, Duart e tua (kënduar në festivalin e 11), Se kënduam "let it be", Simfonia e nënës, Shokë të pandarë, Takim pas vitesh, Sot ora shtatë etj.
(BalkanWeb)

Komente 0