TEKSTESHQIP
Sherif Merdani - Se Kënduam (Let It Be)
Sherif Merdani
Se Kënduam (Let It Be)

Muzikën e këngës e kompozoi Luan Zhegu, për fjalët e këngës u përkujdes Zhuliana Jorganxhi, ndërsa arranzhimin e mori përsipër Shpëtim Saraçi.
Teksti :: Song Lyrics
Ku mbete ti rini?
Mosh' që vjen vetëm njëherë,
Kur më erdhe nuk e di,
Ishte dimër a pranverë,

Por një gjë fort' mir' e di,
Un' të buk'rën dashurova,
Nga rrugicat me kalldrëm,
Tek artistët që ka bota.

Ne besuam si fëmij',
Ne besuam të dashuruar,
Se kënduam "Let it be",
Ndaj dhe rronim të përgjuar.

Po ku ishe ti o Zot?
Për një çast kur të mohuam,
Falna ti dhe mjaft me lot,
Veç tek ty kam për t'besuar.

Po ku ishe ti o Zot?
Për një çast kur të mohuam,
Falna ti dhe mjaft me lot,
Veç tek ty kam për t'besuar.

Ne besuam si fëmij',
Ne besuam të dashuruar,
Se kënduam "Let it be",
Ndaj dhe rronim të përgjuar.

Po ku ishe ti o Zot?
Për një çast kur të mohuam,
Falna ti dhe mjaft me lot,
Veç tek ty kam për t'besuar.

Po ku ishe ti o Zot?
Për një çast kur të mohuam,
Falna ti dhe mjaft me lot,
Veç tek ty kam për t'besuar.

Brezi yn' nuk mund të kthehet, jo, jo,
Fshehur botës i harruar,
Dhe me diellin çdo mëngjes, po, po,
"Let it be" kam për t'kënduar.

La, la, la, la, la, la, laaa, la, laaaj,
La, la, la, la, la, la, laaa, la, laaaj...
... Dhe me diellin çdo mëngjes, po, po,
"Let it be" kam për t'kënduar.

DËRGOI:
Komente 1