>
BIOSHQIP

Shkenda Dubova: “Nuk Do Ju Mungoj Më, Do Jem Aktive Tani E Tutje”

20-06-2015
Shkenda Dubova sapo ka prezantuar për publikun videoklipin e saj më të ri "Lej Let Folin", një këngë ritmike e cila është shoqëruar me një videoklip bombastik i cili ka kushtuar me mijëra euro. Shkenda në një inervistë për teksteshqip.com ka dhënë detaje rreth projekteve të saj momentale... TeksteShqip: Shkenda, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Lej Lej le t'folin". Na flisni pak më shumë rreth prgaditjeve të projektit? Shkenda Dubova: Sapo kam përfundur videoklipin i cili është lansuar dje, klipi është në regji të Blerdi Malushit. Në këtë projekt kanë marrë pjesë mbi 100 persona & teknika që është përdorur është teknikë hollyvudiane, uroj që iu ka pëlqyer edhe fansave...



TeksteShqip: Sa kohë ka që po merreni me realizimin e kësaj kënge? Shkenda Dubova: Ka afër rreth 4 muaj që kam filluar me këtë projekt deri sa kam arritur tek realizimi. TeksteShqip: Mendoni se kënga do të arrijë të jetë një nga hitet verore të 2015-tës. Shkenda Dubova: Besoj dhe shpresoj, pasi kam punuar shumë për realizimin e gjithë këtij projekti.



TeksteShqip: Para disa kohe keni publikuar gjithashtu edhe videoklipin e këngës "Nuk shikohen vitet në dashni", këngë me të cilët u shpallët fitues në "Çelësi Muzikor". Sa jeni ndarë e kënaqur nga ky projekt? Shkenda Dubova: Sigurisht që jam ndarë shumë e kënaqur dhe shpresoj që të jetë një këngë që do të jetojë shumë gjatë. TeksteShqip: I keni munguar për një kohë skenës dhe këtë vit jeni rikthyer. Cilat do të jenë projektet e reja të Shekndës në këtë rikthim... Shkenda Dubova: Po, por për momentin nuk do doja të zbuloja projektet e mia që kam për të ardhmen, sepse dua qe te mbetet surprizë gjithçka. TeksteShqip: A do të angazhohesh gjatë verës edhe me koncerte? Shkenda Dubova: Sigurisht që po, kudo që të ka interesim.



TeksteShqip: Po nga jeta private, çfarë mund të na shpalos Shkenda? Shkenda Dubova: Private është private, asgjë ska(qesh). Nuk më pëlqen ta shpalos shumë këtë temë. TeksteShqip: Po në festivalet e Shqipërisë, keni menduar të merrni pjeesë? Shkenda: Kam edhe menduar edhe për Shqipëri, por nuk e kam vendos, andaj diçka konkrete nuk ka ende. TeksteShqip: "Ditëlindja" është një nga baladat e tua më të njohura që edhe fansave iu pëlqen shumë. A do kemi edhe në të ardhmen balada të tilla nga Shkenda? Shkenda Dubova: Kam bërë mjaft balada, andaj nuk e kam në mend njëherë të bëj.



TeksteShqip: Po album muzikor, keni menduar të editoni në treg? Shkenda Dubova: Jo album, por vetëm këngë e klipe. TeksteShqip: Shkenda, faleminderit që ishe me ne në këtë intervistë. Për fund ke një përshëndetje për lexuesit? Shkenda Dubova: Ju faleminderit shumë nga ju. Nuk do t'ju mungoj më, do jem aktive tani e tutje, ju dua...
(B.A/Teksteshqip.Com)

Shkenda Dubova: “Nuk Do Ju Mungoj Më, Do Jem Aktive Tani E Tutje”