>
BIOSHQIP

Shkendije Mujaj: Unë Pozoj Për Qejfin Tim

30-12-2012
Shkëndije Mujaj, është një emër që kohëve të fundit po shkakton rrëmujë në hapësirat gjithëshqiptare. Nuk është vetëm muzika e saj që e shkakton këtë rrëmujë, por gjithashtu edhe paraqitja e saj kontroverse dhe provokuese po tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Zakoni i saj që kohë pas kohe në rrjetet sociale të postoj foto vërtetë të nxehta, duke ekspozuar format e jashtëzakonshme të trupit, të cilat kryesisht i realizon vetë përmes celularit, por edhe videoxhirime ku ajo nxjerr në pah aftësitë e saj në vallëzim tejet provokues dhe seksi, ka bërë që emri i saj tanimë të njihet nga të gjithë dhe që veprimet e saj zgjojnë kërshërinë e të gjithëve. Në intervistën e realizuar me të, Shkëndija flet pa dorëza për çdo gjë, ndërsa zbulon se ajo shumë pak ka zbuluar nga vetja e saj dhe se në të ardhmen mund të presim edhe shumëçka tjetër nga ajo.

Gjatë këtij viti keni qenë shumë e pranishme në mediet shqiptare. A ka ndikuar kjo pozitivisht apo negativisht në imazhin tuaj?

Po mediet faktikisht kanë spekuluar vazhdimisht rreth meje lloj-lloj storie, por mua nuk më bën përshtypje. Pra mediet e kanë bërë për qëllime negative, ndërsa brenda meje ka ndikuar shumë pozitivisht, ndërsa te opinioni nuk e dijë dhe nuk më intereson.

Postimet e fotove provokuese në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter nga ana juaj janë bërë vazhdimisht. Me këtë keni dashur të shpërbleni fansat tuaj për përkrahjen e tyre apo keni dashur t’i provokoni ata dhe publikun e gjerë?

Vet pamja ime është provokuese, mandej edhe pak pozat natyrisht që kanë rënë në sy më shumë, sepse unë nuk mendoj që kam dalë pak më ndryshe se gjitha fotot e vajzave tjera që po dalin dhe të cilat fare nuk komentohen, bile ato foto është dashur të komentohen më shumë, sepse ato goxha shumë investojnë për të bërë foto, ndërsa unë fotot i bëj vetëm me iPhone (qesh). S’ka nevojë për foto profesionale, sepse kudo që kam dalë me iPhone, janë komentuar më shumë se sa fotot profesionale. E pse ka ndodhur kjo, e dinë ata që shkruajnë dhe komentojnë.

Dihet mentaliteti në përgjithësi i shqiptarëve që nuk e preferojnë zhveshjen e trupit në publik, ndërsa ju e keni bërë të kundërtën, duke pozuar në poza shumë të nxehta. Sa paraqet problem zhveshja e tillë për ty?

Atje unë ku jetoj dhe shoqëria ime që më rrethon mua, asnjëherë nuk kemi këso tema të diskutimit, sepse ka tolerancë mes nesh dhe se secili ka të drejtë me jetuar ashtu siç do vetë. Unë jam rritë në Cyrih ku nuk diskutohen këto gjëra, sepse jemi mësuar prej fillimit që secili e ka përgjegjësinë ndaj vetvetes dhe vepron ashtu siç ndihet mirë.

Nëse do të merrje në ofertë të majme nga ndonjë revistë e huaj për meshkuj siç është ‘Playboy’ apo “Maxim”, a do të pranoje të bëje një seancë të nxehtë të fotove për ballinat e këtyre revistave?

Unë pozoj për qefin tim dhe nëse oferta me vjen kur unë ndjehem mirë (pra jam në qejf), ka mundësi, sepse siç e dini, unë çdo gjë e bëj sipas qejfit tim. Nëse më thotë dikush tjetër pozo, unë edhe mund të refuzoj, pra varet krejt se si ndihem unë.

Po të kishe një ofertë për rol filmik ku do të kishe edhe skena seksuale, a do të pranoje?

Skena seksuale jo, por vetëm erotike, ndoshta, ndoshta????

Shpesh ju krahasojnë me personalitete tjera, mendoj sa i përket formave të trupit. I pëlqeni këto krahasime, apo dëshironi që ju të jeni vetvetja?

Jo, unë jam 1000 % vetvetja dhe dua të më shikojnë me sy di unike. Përndryshe, shpesh ndodh edhe të më krahasojnë me të tjerët.

Në dhomën e gjumit, e pëlqeni të jeni dominuese, apo të dominoheni nga i dashuri?

Çështja e dhomës së gjumit! Hmmmmm. Varet krejt prej qejfit! Por kompromisi është më i miri 50/50 %. Kështu mendoj unë.

A mendoni se mediet kanë një pjesë të fajit për dështimin e lidhjeve të yjeve të estradës?

Jo nuk besoj, sepse atëherë ajo s’ka qenë lidhje e sinqertë. Ai që bie në ndikimin e medieve, për mua është një njeri me karakter të dobët.

A do ta falje tradhtinë?

Po, 3 herë mundet me gabuar një mashkull me mua. Kam energji për të punuar me të në atë lidhje që kemi patur. Herën e tretë e braktisi, duke mos ngurruar dhe brengosur fare, sepse e ndjej veten shumë krenare dhe të pastër në çdo aspekt që të iki nga jeta e tij, sepse meshkujt nuk munden me mua të bëjnë një hap të tillë e unë po. Unë mendoj se edhe femra ka një pjesë të fajit pse ai e tradhton, ose e kundërta.

Këtë vit keni qenë pjesë e “Vip Shpija”. Çfarë përvoje keni pasur nga ky shou?

Unë kam qenë vetëm mysafire dhe kam vërejtur që mentaliteti im në përgjithësi ka shumë dallim me ata që jetojnë në Kosovë. Rinia në Kosovë ka komplekse dhe jetojnë sipas rrethit dhe familjeve dhe jo sipas dëshirës së vet. Çështja është se gjithçka bëhet në Kosovë por në mënyrë të fshehtë dhe në fund nuk e di saktë se me kënd ke të bësh.

Sa jeni e angazhuar në fushën e muzikës apo projekte të tjera dhe çfarë mund të presim nga Shkëndija në të ardhmen?

Po, pas 2 jave do dalë një singël e përpunuar në duet. Nga Shkëndija pritet shumë ose mund të ju them që do të ketë akoma befasi të shumta, sepse akoma nuk jam harxhuar (qesh). Po jap shumë pak nga vetja ime, në mënyrë që t’i mbaj peng admiruesit (prapë qesh).

A jeni e përfshirë në ndonjë projekt të festave të fundvitit?

Jo. Nuk është e rëndësishme për mua të bëj çka bëjnë gjithë të tjerët. Pra unë dua të jam e kundërta me atë që jeni mësuar deri tani. Pikërisht festat të cilat të gjithë i festojnë, më duken budallaqe (gëzuar, gëzuar, për çka, për një datë).

Për fund, keni ndonjë mesazh për lexuesit tanë dhe adhuruesit tuaj?

Po, ju dëshiroj lexim të këndshëm dhe ju premtoj se unë jam vetvetja dhe nga unë do të befasoheni gjithnjë.
(Lulzim Xhema / zeri)

Shkendije Mujaj: Unë Pozoj Për Qejfin Tim