>
BIOSHQIP

Shkëndije Mujaj: “Kam Zërin Më Të Mirë Se 99% E Këngëtareve Që Ju Dëgjoni”

02-02-2014
Përshtypja e shumëkujt mund të jetë që Shkëndije Mujaj kërkon të bëhet e famshme me çdo kusht, por në këtë intervistë ekskluzive për teksteshqip.com, zbulojmë se ajo do dëshironte që mos njihej nga askush në jetën e përditëshme. Duket aq provokuese dhe aq e sigurtë në vetvete para aparatit fotografik, por në fakt Shkëndije Mujaj na rrëfen se është e ndrojtur në publik. Për të gjitë ata që mendojnë se Shkëndija është vetëm një këngëtare më shumë, ajo na flet mbi sukseset e arritura ne gjuhën angleze, mbi pasionin si tekstshkruese e këngëve të saj dhe si e shikon ajo veten në krahasim me koleget e saj këngëtare. TeksteShqip: Ju keni çuar përpara gjithmonë dy projekte paralele në muzikë me dy identitete të ndryshme: Dyana Dyà, këngëtarja që synon toplistat europiane me këngë DANCE në anglisht dhe Shkëndije Mujaj që bashkëpunon me kompozitorë të njohur kosovarë dhe sjell këngë në gjuhën shqipe. Cilin nga këto 2 projekte keni më për zemër?



Shkëndije Mujaj: Po është shumë e vërtetë qe kam çuar paralel dy emra pra siç e ceke edhe vetë... Unë Shkëndije Mujaj i kam dy botë brenda vetvetes, qoftë në muzikë e qoftë në mentalitet e në krijmtari. Kjo ka të bëjë shumë me rritjen time këtu dhe po ashtu kam vazhduar edhe në muzikë. Unë e dua muziken shqiptare, por e dua edhe muzikën House që ma ngre adreanlinën. Unë nuk synoj toplistat, por me këngën "This is The Time" si Dyana Dyà, ja arrita të jem rreth 2 vjet në gjitha mix hitet e muzikës House (qesh). TeksteShqip: A keni në plan të vazhdoni me një nga këto projekte edhe gjatë vitit 2014? Shkëndije Mujaj: Unë muzikën shqip e kam shumë për zemër, por nuk arrij ta ndjej nëse nuk e shkruaj tekstin vetë. Më ka lindur një ide për një baladë që ka të bëjë totalisht me jetën time private dhe besoj se Virusi mund ta realizojë këtë ide. Ndërsa për sa i përket këngëve në anglisht, mendoj se do ja lë producentit në dorë... Kam ca ide dhe ndoshta do vazhdoj me të dyja projektet edhe gjatë ketij viti.



TeksteShqip: Ju jepni përshtypjen e një vajzeje shumë perëndimore, moderne dhe tejet provokuese për realitetin e Kosovës dhe një vajzeje shumë tradicionaliste, familjare dhe me parime mjaft fetare për realitetin e Zvicrës. A e ndjeni me të vërtetë një konflikt të tillë me mentalitetin përreth si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë? Shkëndije Mujaj: Unë jam rritur mes mentalitetit zviceran dhe atij shqiptar dhe shpesh herë përplasem mes këtyre dy botëve... Ndërsa kur hyri feja islame në jeten time, më ndali pjesërisht dhe ma ndryshoi totalisht mendimin që kisha mbi jetën në përgjithësi. Pas asaj që lexova, kisha gjithnjë deshirë të di më shumë. Unë mundohem, biles përulem të bëj diçka gjatë ditës edhe për Zotin, por feja islame është shumë e vështirë për tu mbajtur me gjithë rregullat që ka dhe rrethin ku jetojmë dhe nganjëherë i përmbahem dhe nganjëherë jo. Por ja që kam dëshirë me vallzu, me këndu, me dal e me u vesh dhe feja të gjitha këto i ndalon. Natyrisht që është një konflikt i vazhdueshëm, por unë jam e bindur se njeriu mund ta mbulojë zemrën edhe pse trupin e ka të zbuluar, që do të thotë të eliminosh çdo gjë si për shembull: xhelozinë, inatin, përgojimin, tradhëtinë apo gënjeshtrat. Ka plot gjëra që mund të bësh pikë plus tek Zoti... Ka njerëz që bëhen kinse shumë fetarë duke e tepruar dhe Allahu e di atë që ne nuk e dimë. Por fakt është që unë perulem para Zotit, pra siç e quajnë Namaz, ndihem ndryshe dhe mirë dhe unë nuk mundem kurrë të jetoj pa u falur. Kur vjen koha e Namazit, mua nuk më intereseson askush dhe shpirti nuk më rri i qetë pa u falur... është një mrekulli.



TeksteShqip: Mjafton që ju të realizoni një fotosesion të ri dhe gazetat apo portalet mbushen me artikuj mbi ju. Kjo bëhet për një arsye të thjeshtë sepse këto artikuj kthehen menjëherë në tema debati. Si ndikon ky popullaritet në jetën tuaj të përditëshme? Shkëndije Mujaj: Po ashtu është dhe nuk kam qënë në dijeni për popullaritetin që më kanë dhënë mediat dhe rrjetet sociale derisa shkova në Kosovë në verë në një diskotekë në Prishtinë dhe çudirat vazhduan të ndodhin gjatë gjithë qëndrimit tim në vendlindje. Meqenëse "aktivitetin" me fotot e kam zhvilluar brenda shtëpisë sime dhe në publik jam pak e turpshme, për të dalë nga situata, nganjëherë e mohoja dhe thosha se nuk jam Shkëndija. Ndonjëherë mendoj se do ishte më mirë të mos më njihnin, sidomos kur eci nëpër qytet ose kur jam me familjen. Mami më qorton kur të tjerët më flasin dhe nuk kupton sepse shumicën e fotove ajo nuk i ka parë, ngaqë nuk përdor rrjetet sociale dhe nuk është në dijeni për popullaritetin tim. Është shumë qesharake kur dalim dhe të tjerët më kërkojnë të bëjnë foto, ajo reagon "Jo, Jo... S'ka nevojë!". Dua të jem e panjohur në jetën e përditëshme dhe për fat jetoj në Zvicër... TeksteShqip: A keni menduar ta shfrytëzoni këtë popullaritet duke u bërë pjesë e ndonjë televizioni në Kosovë? Po të arrinte ndonjë ofertë, cila do ishte pergjigja juaj? Shkëndije Mujaj: Jo, nuk kam menduar për këtë gjë në lidhje me ndonjë TV show.



TeksteShqip: Foto e mësiperme ndryshon nga të gjitha fotot që ju keni postuar deri tani në fotosesionet e ndryshme. Në fotot e tjera keni provokuar duke treguar një pjesë të trupit, ndërsa kjo foto duket shumë më erotike se fotot e tjera. Është ky provokimi i rradhës nga Shkëndije Mujaj? Shkëndije Mujaj: Heheheh... S'e di... Krejt pozat dhe idetë më vijnë spontanisht dhe kjo është shumë e mirë. Tani fansat janë mësuar me mua dhe e dinë se gjithnjë do dalë diçka ndryshe dhe kam përshtypjen se janë fiksuar vetëm të më shohin. Nuk duken aq të interesuar të më dëgjojnë edhe pse kam zërin më të mirë se 99% e këngëtareve që ata dëgjojnë (qesh).
(Teksteshqip.Com)

Shkëndije Mujaj: “Kam Zërin Më Të Mirë Se 99% E Këngëtareve Që Ju Dëgjoni”