TEKSTESHQIP
Shkurte Fejza - Kur U Ndamë Në Reçak
Shkurte Fejza
Kur U Ndamë Në Reçak

Muzika dhe arranzhimi u mor përsipër nga Burim Krasniqi, teksa kënga vjen me vargje nga Fatmir Muja. Pas një pune të palodhur, ky produkt artistik është përcjellë tashmë si dhuratë para ekraneve tona i kompletuar me shije me anë të një klipi muzikor, i cili erdhi në platformat online më 23 Maj 2025 dhe u çmua puna e palodhur e të gjithë bashkëpuntorëve.

Teksti :: Song Lyrics

Pse tu e shkru kangën
Lapsi më rrshet prej dorës
(Fjalët s'paskan fuqi
Mej shkru nji kangë Kosovës)...x2

Pse në vend të ngjyrës
Lapsi po më lshon gjak
A t'kujtohet vllau i motrës
Kur u ndam në Reçak.

Të kërkova malit
Vlla të gjeta në luginë
(A t'kujtohet kur më thoje
Do të vij bashk me lirinë)...x2

Janë mbushun me lule
Fushat në Kosovë plot
Çou ndëgjoje vlla bilbilin
Kangës ka i ja thotë.

Sivjet shum ma herët
N'Kosovë erdhi pranvera
(Por mua të shkretën
S'më gjet tuj prit te dera)...x2

(S'kam asken me prit
Vlla as me përcjell
Shum i ftohtë sivjet
Për mua asht tuj lind ky diell)...x3

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0