TEKSTESHQIP
Shkurte Fejza - Pyet Kosova
Shkurte Fejza
Pyet Kosova

Pasi u plotësua me të gjithë komponentët e saj, ky projekt është përcjellë para audiencës në sferën vizuale edhe me një klip muzikor, produksionin e të cilit e punoi MProduction. Ky videoklip u publikua më 2 Mars 2014. Melodinë dhe tekstin e mori përsipër Skender Doshlani, teksa autor i orkestrimit është Burim Krasniqi.

Teksti :: Song Lyrics

Pyet Kosova... pyet Kosova per ni djal,
Jeten shqipes... jeten shqipes ja ka fal,
Ne Kabash ne troje t'veta o lufton trimi...
o lufton trimi Halim Ahmetaj.

Qysh ne moshen... qysh ne moshen e rinis,
Ja ka kthye... ja ka kthye pushken Serbis,
Lind e rrit ne troje t'luftes o ishte i menjes...
o ishte i menjes edhe i pushkes.

Nje dit vere ne bjeshk t'Kabashit,
Bin qetnikt ne gjurm te djalit,
Shih qka ban ky djal shqiptar pushken shkaut... o pushken shkaut ja paska marr.

Nga Kabashi drejt Korishes,
Nxen qetnikt i biri shqipes,
E n'Korish kur paska ra i gjith populli...
o i gjith populli e paska pa.

Ky Kabash... ky Kabash luftrat i bani,
Qysh prej kohes... qysh prej kohes t'Sali Shabanit,
Per atdhe trimi me flet o n'luft me Serbin... o n'luft me Serbin o na ka mbet.

Pyesin shqipet... pyesin shqipet per djal t'vetin,
Ku e kem... e ku e kem Halim Ahmetin,
Tu i marr eshtrat e Kumanovës o mei vorros... o mei vorros n'zemër t'Kosovës.

17 Marsi 99,
Ma s'shendrrit as diell as han,
Thrret Halimi shokt e vet more djema...
more djema bani gajret.

Shkau i zi na ka rrethue,
Prandaj sot na me luftue,
N'ket rrethin me luft me qa per Kosoven... o per Kosoven me kang me ra.

DËRGOI:
Renditja
Top 200
Komente 0