TEKSTESHQIP
Shkurte Fejza & Aziz Dervishi - Ku Je Ti Kërçovë
Shkurte Fejza & Aziz Dervishi
Ku Je Ti Kërçovë

Për një aspekt artistik të shtuar, projekti muzikor finalizohet para audiencës i ilustruar në spektrin vizual edhe me një videoklip, video produksioni i të cilit u përgatit nga Arben S. Mehmeti. Ky videoklip u publikua me datë 21 Korrik 2021. Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Naim Gjoshi, tekstin e punoi Faruk Tasholli, ndërsa arranzhues i muzikës rezulton të jetë Meti Neziri.
Teksti :: Song Lyrics
1.
Kur kjo erë e diellit
bjen, bjen grykës nga Radika

Thuaja Kërçovë këngës
bashkë me djem e çika

Thuaja Kërçovë këngës
Hej Kërçovë o hyn në valle
Ti je në sytë e mi
Ti je bukuri shqiptare

REF (x2)
Ku je ti, ku je ti Kërçova
Aty janë, aty janë shqiptarët
Priti djemtë e tu, o priti
se po vijnë mërgimtarët

2.
Ti je vend lulëzimi
ti je fluturimi i shqipes
ti je kënga ime
zemër e Iliridës

Ty t'kam ndër kujtime
ti hyn në gjithë breznitë e kohës
streha më e dashur
ti në Luftën e Kosovës

REF (x2)
Ku je ti, ku je ti Kërçova
Aty janë, aty janë shqiptarët
Priti djemtë e tu, o priti
se po vijnë mërgimtarët

aaah

Ku je ti, ku je ti Kërçova
Aty janë, aty janë shqiptarët
Priti djemtë e tu, o priti
se po vijnë mërgimtarët

DËRGOI:
Renditja
Top 200

VIDEOKLIPE

Komente 0