Shkurte Gashi

Fansat Presin Dorën Për Shkurte Gashin

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[15-12-2015]
Këngëtarja Shkurte Gashi është mjaft e njpohur dhe ka fansa gjithandej, por disa prej tyre janë marrëzisht të dhënë pas saj.

E pikërisht një nga fanset e zjarrtë të saj, në dorën e tij ka gërvishtur shkronjën e parë të emrit të këngëtares.

Shkurtës i është bërë qejfi që ka fansat aq të dahur për të, mirëpo ajo nuk është dakord me mënyrën se si e kanë shprehur dashurinë ndaj saj.

“Knaqesi të t'duan njerzit për punën që bën ,dhe mbi të gjitha te vlersojn si njeri 🏻 por jo dhe deri në këtë mas ,ta gervishesh veten, ju lut që kjo të mos perseritet më, mund te shprehni dashurin në mënyra tjera, ju vlersoj të gjithëve. Ju dua te gjithëve, Shkurta” - kanë qenë fjalët e këngëtares.

Nuk është rasti i parë ky që fansat gërvishtin dorën me emrin e këngëtarit të preferuar. Një gjë të tillë para disa kohe e kanë bërë edhe fansat e Nora Muçës dhe Endrit.
 (B.A/Teksteshqip.Com)

Fansat Presin Dorën Për Shkurte Gashin


Komente 0