TEKSTESHQIP

Shkurte Gashi: Preferoj Të Mos Ekspozoj Jetën Time Jashtë Këngës

17-6-2013
Shkurte Gashi: Preferoj Të Mos Ekspozoj Jetën Time Jashtë Këngës
Këngëtarja Shkurte Gashi refuzon të flasë për jetën private, e cila thotë se i takon vetëm asaj.
"Jetën private gjithmonë kam dashur ta ruaj vetëm për vete. Nuk preferoj ta ekspozoj jetën time të cilën e bëjë jashtë këngës sepse fundi fundit kjo është një pjesë që më takon vetëm mua. Edhe unë rëndom si çdo vajzë tjetër, jetoj një jetë normale, të thjeshtë, me prindërit dhe motrat e mia. Ndërkaq sa i përket asaj sentimentales, nuk kisha preferuar të flas në opinion", ka thënë Shkurtja në një intervistë për Zëri.

Këngëtarja ka paralajmëruar projekte të reja muzikore gjatë verës, ndërsa ka thënë se është shumë e angazhuar nëpër mbrëmje muzikore, dasma e ahengje të ndryshme.

"Së fundi kam realizuar baladën ‘Dy pika dashuri’, e cila vazhdon të pëlqehet ende. Për këtë falënderoj Florin, i cili me të vërtetë ka krijuar një hit. Ndërkaq. tani jam në përgatitje të disa projekteve të reja muzikore, me të cilat do të prezantohem gjatë këtyre muajve të sezonit të verës", ka shtuar ajo.
Shkurte Gashi
Dy Pika Dashuri
[Teksti dhe Klipi]
(Zeri)

Komente 0