>
BIOSHQIP

Shota Baraliu Duet Me Fabianin

06-06-2012
Këngëtarja Shota Baraliu kohë më parë e kishte menduar një bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria, Fabianin. Dëshirën e kamotshme ajo po e realizon tani dhe së shpejti pritet që të lansojnë në treg këngën e tyre.

Sipas Shotës kënga do të jetë mes zhanrit popullor dhe RnB, kështu që pritet një performancë e paparë nga ana e të dyve.

"Shumë shpejtë do ti befasojmë adhuruesit tanë me duetin që do ta realizojmë me Fabianin. Kënga është e përgatitur nga Flori, pritet që shumë shpejt ti vihet emri. Do të eksperimentoj në disa zhanre dhe kam përshtypjen se do të dalë një projekt i mirë muzikor", ka thënë ajo për "Zëri".

Kjo këngë do të lansohet bashkë edhe me videoklip të cilin planifikojnë ta realizojnë në Shqipëri. Duket se suksesi i Shotës po arrihet edhe në Shqipëri andaj edhe preferon që të punoj atje.

Ndërsa sa i përket angazhimeve muzikore nëpër mbrëmjet e ndryshme, Shota gjatë këtij sezoni veror do të jetë e angazhuar nëpër shumë vende të Shqipërisë.
(K. Bajrami)

Shota Baraliu Duet Me Fabianin